Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklor autentik me grupin vokalo-instrumental “Gergjovden”

БНР Новини

Kolektivi i tamburave është i vetmi i këtij lloji në Sofje. Udhëheqës i tij është Hristina Naçeva-Petrova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ajo tha: “Grupi është krijuar në vitin 2007 pranë Vatrës së kulturës “Shën Gjergji Fitimtar” në Sofje. Ka kolektiv origjinal instrumental, që tingëllon në mënyrë autentike dhe përfshin tambura dhe tarambukë, si dhe grup vokal dhe solistë. Unë luaj në  tambura dhe udhëheq kolektivin. Deri sa isha studente në Akademinë e artit muzikor dhe valltar në Plovdiv ëndërroja të krijoja një formacion të tillë. Së pari isha në ansamblin “Goce Dellçev” – fillova si interpretuese, koncertmjeshtre, udhëheqëse e orkestrës dhe gradualisht vendosa të krijojë grup të vet. Kur hyra për herë të parë në sallën e Vatrës së kulturës ku bënim provat pashë në mur një ikonë të madhe të Shën Gjergjit Fitimtar. Me pëlqeu shumë dhe vendosëm që grupi ynë të marrë emrin e tij. Bashkë zgjedhim repertorin, ku ka këngë nga krahinat e ndryshme folklorike të vendit: të Bullgarisë Jugperëndimore, Pirinit, Trakisë, të Rodopeve. Secili i interpreton më mirë meloditë prej krahinës së vet, prandaj shumica janë nga rajoni i Pirinit, ndërsa tamburatë e formojnë pamjen e kolektivit tonë. Këngëtarët dhe instrumentistët e “Gergjovdenit” kanë profesione të tjera, në mbrëmje vijnë për prova dhe çlodhen nga dita e punës. Kalojmë shumë mirë, festojmë ditëlindjet dhe ditët e emrit të të gjithëve, por edhe punojmë shumë. Me gjithë se çdo kush prej nesh ka angazhime të tjera, në kolektivin tonë ka shumë muzikantë me përvojë – që kanë punuar në grupe të tjera dhe kanë marrë  pjesë në koncerte të ndryshme, incizime dhe turne.”


“Kemi interpretuar në skena të ndryshme ndërkombëtare në Rumani, Turqi, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi, atje organizohen festivale të orkestrave të tamburave – shton Hristina Naçeva-Petrova. – Vizita jonë e fundit gjatë vitit të kaluar ishte në Ohër të Maqedonisë. Marrim pjesë  edhe në aktivitete kombëtare. Në Festivalin folklorik tradicional në Ribarica  morëm çmimin e parë për interpretim vokal, ndërsa vendin e dytë e fituam në Festivalin “Tek shopet e Kaziçenes – 2014”. Vitin e kaluar ishte shumë i suksesshëm për ne. Me një koncert shënuam 15 vjetorin e Vatrës së kulturës, në të cilin isha dalluar nga Bashkimi i aktivistëve të vatrave të kulturës me medalje për arritje të larta krijuese. Morëm pjesë dhe në edicionin e V të çmimeve “Ruajtësi i traditave” në Sofje. Me më shumë emocione na pritën në koncertin me rastin e Krishtlindjeve në sallën e kryeqytetit “Sredec”. Publiku u ngrit në këmbë që të luajë valle, u përfshi edhe në këngët tona. Na erdhi shumë mirë nga entuziazmi i publikut.” Anëtari më i ri i kolektivit është Aleksandra Aleksandrova, e cila është  studente e vitit të  fundit në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Pedagoge e saj është këngëtarja popullore Svetlla Karaxhova.

“Unë jam nga krahina e Dobruxhës, jam rritur ë qytetin Dobriç – thotë Aleksandra. – Tani po njihem  me repertorin e kolektivit, për mua janë të reja këngët e krahinës së Pirinit dhe të Bullgarisë Jugperëndimore. Të gjithë më ndihmojnë, ndërsa unë u prezantojë meloditë e Dorbuxhës. Fillova të këndoja në Studion vokale “Vesellina”, pas kësaj isha në Ansamblin valltar “Dobrotica”, tani jam në “Gergjovden” dhe jam shumë e lumtur. Dashuria ndaj folklorit  bullgar ia dedikoi gjyshit tim – ai ishte muzikant, i binte fizarmonikës, ishte dhe koreograf. Që nga mosha 4 vjeçare shkoja me të në koncerte dhe prova, kështu erdhi edhe tek unë pasioni ndaj këngëve dhe valleve popullore.”

Koncerti i parë i grupit folklorik “Gergjovden” i cili do të jetë me pjesëmarrjen e Aleksandra Aleksandrovës është me 9 mars në galerinë “Misioni” në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Sofje. Kolektivi po përgatitet për pjesëmarrje edhe në Tubimin e njohur folklorik “Koprivshtica” gjatë vitit 2015, si edhe për Festivalin folklorik në Bansko.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD