Po midis jush mos ndërtoni kaq shumë porta, të cilat tu ndajnë,
Por më shumë ura – të cilat tu mbledhin!
Koljo Fiçeto (ndërtues dhe arkitekt bullgar, shek. XIX)
Sikurse pikërisht në mënyrë të pazëshme ky mesazh i bashkoi dhe i frymëzoi pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët me titull “Lumi i tolerancës” (më 6 shkurt në Sofje) – në kërkim të së përbashkëtës, të pozitives dhe të asaj të thënë. Në kërkim të ndryshimit të ri të tolerancës – post krize, post zgjedhjeve 2014, post Charlie...
Vështrimi poetik dhe shkencor u munduan të gjejnë pikë takimi në kërkim të shkaqeve, të cilat sqarojnë kureshtjen e humbur kundrejt Tjetrit, toleranca e flijuar, hedhja e së ndryshmes. Dhe të kërkojnë rrugën drejt hapjes së portave dhe ndërtimin dhe kalimin e urëve drejt së ndryshmes, drejt Tjetrit.
“Unë jemi” – gramatikisht e gabuar, por e drejt në kuptim (siç sqaroi vet ai), shkrimtari Gjeorgji Gospodinov filloi të luajë me apelin i cili fitoi një popullaritet botëror “Unë jam Charlie” (Je suis Charlie) dhe vizatoi rrugën drejt rizbulimit të bashkëjetesës së ndarë, të tolerancës. “Kemi një nevojë prej një koncept të ri për tolerancën, sepse ajo nuk është thjesht durim”, shpjegoi Gospodinov, për të cilin Evropa sot ka nevojë prej rizbulimit të kureshtjes ndaj Tjetrit, nga krijimi i një miti të ri, pa të cilin hapja drejt së ndryshmes, njohjen dhe pranimin e tij janë të pamundur.
“Kemi nevojë prej tregimeve të reja për Tjetrin, prej tregimeve të reja për Evropën, sepse gjërat janë të lidhura. Kemi nevojë nga kjo të pyesim Tjetrin dhe ne të jemi veshi, i cili të dëgjojë. Të dëgjojmë historitë e tij. Dhe e gjithë kjo për mua përgjithësohet nga fjala empati. Kemi një deficit të mprehtë të empatisë dhe empatia është pjesë nga rruga drejt një tolerance të re, drejt kësaj tolerance aktive, drejt kureshtjes aktive.”
Përpara dëgjimit të historive të Tjetrit, njohjes së tij dhe krijimit të mitit të ri, i cili do të çonte deri në një kuptimi të ri dhe shfaqjen e një tolerance aktive, përpara secilit prej nesh qëndron një çështje bazë: derisa toleranca jonë është reale dhe derisa – në sipërfaqe, lojë përpara shoqërisë, dhe derisa “e bëjmë veten” se jemi tolerantë. Çështje e formuluar nga një nga studiuesit më të njohur të filozofisë të tolerancës tek ne, profesoresha Lidia Denkova:
“Së pari është e qartë, se ne sillemi si tolerantë, por në fakt nuk jemi të tillë. Vetë toleranca shkakton neveri tek njeriu. Neveria vjen nga fakti, se ne jemi të detyruar të zmbrapsim. Askujt nuk i pëlqen zmbrapsja, bile kur dikush në tramvaj na shkel me këmbë ne jemi të gatshëm ta shkelim edhe ne. Do më thënë, në qoftë se ne do të heshtim dhe do të tërhiqemi është çështja e kulturës. Kështu që për nga natyra vështirë mund të thuhet se njeriu është tolerant.”
Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme toleranca të kultivohet, të edukohet. Kështu si edukohet një fëmijë që qëndron në mesin e lumit dhe mbledh gurëza – histori. Histori për Tjetrin, histori për mirëkuptimin dhe aftësinë të jetojmë së bashku, sipas fjalëve të prof. Gredi Assa. Sepse “ne në Ballkan jetojmë me më shumë mbiemra se sa me emra. Je i mirë, në qoftë se belbëzon dhe thuash tolerancë. Më i mirë, nëse do të thuash tolerancë lehtë.”
Toleranca është në përgjithësi çështja për Tjetrin dhe qëndrimin tonë ndaj tij – a do t’u nënshtrohemi “shpërndarësve të frikës” ose do të mbetemi në zonën e të folurit kreativ dhe të qetë, siç theksoi doc. Anna Krësteva, është çështje e zgjedhjes personale. Dhe përvijoi dy rrugë-metafora – të derës dhe të urës. Nga kjo a do të zgjedhim të mbyllim derën dhe të distancohemi ose do të guxojmë të kalomë urën mbi lumë dhe të afrojmë dy brigjet, varet dhe e ardhmja e komunikimit tonë të përbashkët në shoqëritë tona bashkëkohore dhe demokratike.
Përgatitën në shqip: Sofia Popova dhe Nataniela Vasilleva
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..