Bullgaria deklaroi dëshirën e vet të zërë një vend kyç në tregun e gazit në Evropën Juglindore, duke propozuar projekt për stacionin shpërndarës në afërsi me qytetin Provadia. Projekti është me një vlerë të përafërt rreth 2,2 miliardë euro dhe supozon ndërtimin e rreth 844 kilometra gazsjellës dhe një infrastrukturë tjetër përkatëse. Kjo u shpallu dje në Sofje, në takimin e nivelit të lartë në grupin për ndërtimin e lidhjeve të gazit në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Morën pjesë përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian dhe përgjegjës për Bashkimin Energjetik Evropian – Marosh Shefçoviç, dhe Komisionari mbi energjetikën dhe ndryshimet klimatike Migell Kanete.
Sipas fjalëve të Shefçoviçit, grupi ka marrë këtë vendim:
“Çdo një shtet nga Evropa Qendrore dhe Lindore të disponojë me të paktën tre furnizues të pavarur të gazit. U ishte bërë pasqyrë projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës në fushën e energjetikës, të cilat duhet të realizohen gjatë 2-3 vjetëve të ardhshme me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.”
Qëllimi është të garantohet pavarësia energjetike, një vazhdimësi të furnizimeve të gazit dhe ndërtim të një bashkimi stabil energjetik evropian. Janë paraqitur 14 projekte të gazit në regjion, kurse deri në mesin e vitit, duhet të përpunohet plan për veprim. Nga fjalimi i Kryeministrit Bojko Borisov u bë e qartë se projekti bullgar është i orientuar drejt kërkesave të Pakos së tretë energjetike të Komisionit Evropian dhe parashikon ndërtimin e lidhjeve me shtetet fqinje, një fitim më vete të lëndës blu, por po kështu është i lidhur dhe me projektin e ndaluar nga ana e “Gazpromit” – “Rryma Jugore”.
Borisovi komentoi: “Rryma Jugore” nuk është pezulluar. Ne nuk kemi bërë asgjë, e cila të ndërpresë ndërtimin e “Rrymës Jugore” si palë. Kërkesa e Komisionit Evropian që përmes çdo një tubi të ketë mundësi dhe ndonjë furnizues tjetër të transportojë gaz nuk është një mendim i Bullgarisë. Kjo është e detyrueshme dhe për Greqinë, është e detyrueshme dhe për Rumaninë.” Sikurse me këto fjalë kryeministri bëri përpjekje që ta bind Rusinë se, Bullgaria nuk ka faj për pezullimin e projektit, i ndërprerë në mënyrë të njëanshme nga “Gazpromi” pasi konsorciumi bankar, i cili duhej të financoje 75% nga punimet ndërtuese u largua, për shkak të mos dëshirës së Rusisë të respektojë kërkesat e Pakos së tretë energjetike. Nga ana tjetër, iniciativa e re e gazit e Borisovit, e cila përsërit në një variant të zgjeruar “Rrymën Jugore” është me rreth 50% më e lirë nga projekti fillestar.
Borisovi shprehu urim për zhvillimin e frytshëm të projektit:
“Me një fjalë, ne duam të kthehemi përsëri mbi vendimin pragmatik të çështjes jashtë emocioneve, që jep mundësi për një biznes të mirë midis shteteve në Evropë dhe në Rusi”. Në ndryshim nga kryeministri, Shefçoviç komentoi çudinë e vet nga komunikimi i palës ruse gjatë ndalimit të “Rrymës Jugore”, që nuk ka kaluar nëpër kanalet e afirmuar zyrtare, por përmes njoftimeve në shtyp dhe shfaqjeve mediatike të kryetarit të “Gazpromit” Aleksej Miler. Sipas Zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian:
“Takimi i sotëm është provë si anëtarë të Bashkimit Evropian të gjejmë, vendime të sigurta sa i përket energjetikës dhe të kemi një lidhje më të mirë të përbashkët, t’i sigurojmë vetes zgjedhjen e furnizuesve të energjisë. Prandaj fokusi ynë sot ishte pikërisht mbi projektet e ndryshme, të cilat mund t’i realizojmë në një të ardhme më të afërt, dhe të cilat varen vetëm prej nesh.”
Lindi pyetja a do të mund Borisovi të bindë Komisionin Evropian se “Rryma Jugore-2” është pikërisht një projekt i ngjashëm, dhe kjo në kushtet e marrëdhënieve të mprehta me Rusinë dhe sovajkat e forcuara diplomatike rreth krizës në Ukrainën Lindore. Në vend të dytë – a do të mund kryeministri të bind Rusinë të respektojë kërkesat e Pakos së tretë energjetike? Ose bëhet fjalë për lojë nëpër kufirin e hollë midis interesave të Bashkimit Evropian dhe Rusisë, ku pengu është më i lart, sesa dobitë e drejtpërdrejta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..