Teknologjitë informative dominojnë në biznes në mënyrë gjithnjë e më të suksesshme. Përqendrimi i tyre kryesor është në kryeqytet, por tendencat janë lidhur me zhvillimin e teknologjive digjitale edhe në bashkitë e vogla. “Specialistët e sektorit IT gjenerojnë midis 4% dhe 5% të Produktit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë” – këtë e tha Petër Ivanov, kryetar i këshillit drejtues të Asociacionit Bullgar të Teknologjive Informative gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimeve të Asociacionit. Ai sqaroi çfarë janë reformat e domosdoshme në këtë fushë dhe sa janë kuadrot për të cilët po ka nevojë:
“Sektori është shumë teknik dhe inovativ e kjo dihet nga të gjithët. Por ndoshta nuk dihet fakti se në të punojnë 1% të të gjithë njerëzve që punojnë në shtet. Kemi nevojë për 50 mijë specialistë të rinj. Në Evropë shifra është pothuaj 1 milion, në botë flasim për 4,5 mln. Nuk është mjaft që të krijojmë vetëm një ambient të mirë për biznes, duhet të sigurojmë kushte më të mira sesa janë ato në shtet fqinje. Vetëm kështu do të zhvillojmë biznes të suksesshëm. E dimë se ai është mobil dhe vendi i tij mund të ndryshohet lehtësisht.”
Çmimet u dorëzuan në 12 kategori.
Dekoratën e posaçme për zhvillimin e teknologjive informative dhe të komunikacioneve për vitin 2014 e mori Teodosij Teodosiev, udhëheqës i Shkollës Kombëtare për Fizikë dhe Matematikë të Zbatueshme, e cila ka përgatitur shumë mbajtës medaljeje.
Dekoratën e dorëzoi presidenti Rosen Plevneliev. Posaçërisht për Radio Bullgarinë mësuesi i dekoruar tha:
“Kishte kohë, kur nuk kam marrë çfarëdo qofte çmime apo dekorata. Por vazhdoja të punoja. Në të kaluarën e afërt, kur shteti ynë ishte në krizë dhe nuk kishte forma të ndryshme për mësime suplementare jashtë shkollave, unë vazhdoja të punoj dhe kështu fabrika e intelektit vazhdoi të prodhojë talente të rinj. Unë e kam quajtur atë “sistem për formimin e intelektit”, i cili prodhon produktin më të rëndësishëm – arsimin e mirë. Unë i dua gjërat e përkryera dhe përpiqem të inkurajoj tek nxënësit e mi intelektin më të përsosur.”
Si i motivon njerëzit e rinj Teodosij Teodosievi?
“Babai im më thoshte se njeriu i gjallë nuk mund të pushojë. Kur të vdesim do të na shkruajnë mbi varr: “Këtu qëndron personi...” dhe atëherë mund të pushojmë përgjithmonë. Mendoj se jam njeri i artit. Dhe sipas meje është diçka shumë frymëzuese që t’i japësh frymë një trupi, ta bësh personalitet me përmasa botërore, i cili i krijon produktet më të mëdha intelektuale në botë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..