Juristi i njohur bullgar Jonko Grozev ishte zgjedhur për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo gjykatë është institucion i krijuar me Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, që është në fuqi në Bullgari që nga 7 shtator 1992.
“Gjyqtari kombëtar ka disa role – shpjegon Jonko Grozev. – Përveç se merr pjesë si gjyqtar me të drejta të plota, ai ua shpjegon drejtësinë kombëtare kolegëve të vet. Shpeshherë çështjet janë lidhur me probleme të drejtësisë kombëtare. Kjo gjykatë nuk mund ta zbatojë drejtësinë kombëtare, por duhet të kuptojë se si funksionon ajo. Roli tjetër i gjyqtarit kombëtar është sqarimi i Konventës para institucioneve kombëtare. Kjo është me rëndësi të madhe për pakësimin e numrit të vendimeve të dënimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”
Sipas Jonko Grozevit shpesh njerëzit mendojnë për Gjykatën e Strasburgut si për panace. Por ajo mund të zbatojë vetëm një numër të kufizuar të të drejtave, të cilat janë garantuar nga Konventa. Më shumë janë ankesat nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik dhe nga Evropa Lindore. Shpesh vendimet priten gjatë. Kuptohet se një gjykatë me 47 gjyqtarë nuk mund lehtësisht të merret me aq shumë çështje. Bëhet fjalë për një rajon të madh – nga Vladivostoku deri në Reikjavik me 800 miliona veta – është bindur gjyqtari bullgar.
“Para 5-6 vjetëve nga Bullgaria kishte shumë ankesa ndaj Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me pritje jashtë kufijve të juridiksionit të saj – vazhdon Jonko Grozevi. – Njerëzit presin nga kjo gjykatë se ajo do të rishqyrtojë çështje, të cilat sipas depozituesve nuk janë shqyrtuar në mënyrë të drejtë nga gjykatat bullgare. Por në fakt kjo gjykatë mbron një numër të kufizuar të drejtash si për shembull procesi i drejtë gjyqësor dhe i së drejtës së pronësisë. Shumë ishin çështjet në lidhje me rikthimin e tokës dhe pronës së patundshme në Bullgari. Shumë vite me radhë kishim probleme me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Vetë unë kam punuar mbi shumë çështje të lidhura me lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes gjithmonë do të jetë aktuale – çështje të tilla shfaqen edhe në lidhje me mediat e reja dhe me internet. Në Bullgari me siguri kemi shumë probleme në këtë sferë sepse ato janë lidhur me financimin e mediave. Në fakt rreziku më i madh për lirinë e mediave bullgare vjen nga pronarët e tyre dhe nga kontrolli i ushtruar nga ata mbi politikën e mediave. Për fat të keq akoma nuk kemi një strategji të mirë për kapërcimin e kësaj situate.”
Avokati Jonko Grozev ka mbaruar Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohërit” në vitin 1994 dhe master në Universitetin e Harvard-it të SHBA-s. Nga viti 1995 deri më 2005 ishte udhëheqës i Programit Juridik të Komitetit Bullgar të Helsinkit. Për veprimtarinë e tij, në vitin 2002 ai mori Çmimin Ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga Asociacioni Amerikan i Juristëve. Në shkurt 2013 ai u bë mbrojtësi i vajzave nga grupi rus Pussy Riot. Banda ruse kishte parashtruar një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Në lidhje me këtë çështje avokati Jonko Grozev shpjegon: “Nuk bëhet fjalë për veprime kundër të drejtave fetare të të tjerëve. Aksioni i Pussy Riot-it ishte në kontekstin e zgjedhjeve dhe ishte një përgjigje e pozitës së shpallur nga kreu i Kishës Ortodokse Ruse në përkrahje të njërit prej kandidatëve. Debati është vetëm në sferën e politikës. Çështja është përfunduar dhe po pritet vendimi.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..