Nisma fisnike e kishte vënë vetes synimin ambicioz që pakicës më të madhe në Evropë t’i sigurohen mundësi të barabarta për arsim, punë dhe kujdese shëndetësore dhe të përmirësohen kushtet e jetesës për të. Ishte siguruar mbështetje solide financiare nga Instituti “Shoqëria e hapur” dhe Banka Botërore. BE gjithashtu u përfshi në planin e integrimit, duke detyruar anëtarët e tij në vitin 2011 të përpunojnë strategji përkatëse. Por dekada e romëve nuk arriti të kapërcejë deklaratat e thata të qeverisë dhe të organizatave joqeveritare dhe rezultate të dukshme nuk ka. Efekti magjik “përpara/pas” në lagjet rome nuk vepron – atje para dhe pas dekadës varfëria është e njëjtë. Barakat e ndërtuara me tulla ende nuk janë të suvatuar, ndërsa rrugët e improvizuara, të cilët nuk do t’i gjeni në asnjë kartë, janë mbuluar me shtresa balte, por jo me asfalt. Çdo shtëpi është me antenë satelitore, por jeta kalon jo para televizorit, por në rrugë, ku në një pisllëk që nuk përshkruhet luajnë fëmijë, për të cilat kujdesen nëna në moshë të mitur dhe gjyshe. Në geto të tillë jetojnë pothuaj se gjysma prej romëve bullgarë, dy e treta gjatë jetës së tyre nuk dalin nga mëhallët. Dekada e përfshirjes rome nuk arriti të ndryshojë të dhënat statistikore.
Sepse dekada mbeti vetëm në letër dhe nuk arriti të kapërcejë raportet dhe konferencat në terren në mëhallët rome. Iniciativa nuk gjeti (ose nuk donte të gjejë) romë, të cilët të kthehen në forcë lëvizëse të integrimit dhe i ngarkoi me këtë punë nëpunësitë. Sipas mbrojtësve të të drejtave të njeriut nga organizatat joqeveritare dekada nuk kishte sukses, sepse qeveritë nuk i pranuan romët si partnerë të barabartë dhe kjo është vetëm pjesë e problemit. Pjesa tjetër ka të bëjë me këtë, se organizatat dhe partitë e shumta rome (të krijuar jo pa ndihmën financiare të nismës në kuadrin e dekadës), nuk arritën të shndërrohen në mbrojtës së interesave të njerëzve të mëhallëve. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut harrojnë edhe diçka tjetër – përveç të drejta, njerëzit e një shoqërie kanë edhe detyrime, p.sh. detyrimin të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Deri në fund të dekadës së përfshirjes rome nuk ndodhi diçka e rëndësishme. Mbeti vetëm shija e hidhur për parat të harxhuara kot dhe pa rezultat.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..
Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..
Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen..