Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfshirja e përjashtuar

Foto: arkiv
Ndoshta e mbani mend “Dekada e përfshirjes së romëve”? Filloi para 10 vjetësh dhe përfundoi para ditëve të numëruara. Fillimi ishte vënë në ditët e para të shkurtit të vitit 2005 në Sofje me një feste solemne me pjesëmarrjen e kryeministrave të të gjitha 12 shteteve të Evropës Lindore, të cilët u përfshinë në nismën. Dhjetë vjet më vonë askush nuk e shpalli përfundimin e saj, as bëri llogari për punën e kryer, sepse me siguri nuk është bërë asgjë.

Nisma fisnike e kishte vënë vetes synimin ambicioz  që pakicës më të madhe në Evropë t’i sigurohen mundësi të barabarta për arsim, punë dhe kujdese shëndetësore dhe të përmirësohen kushtet e jetesës për të. Ishte siguruar mbështetje solide financiare nga Instituti “Shoqëria e hapur” dhe Banka Botërore. BE gjithashtu u përfshi  në planin e integrimit, duke detyruar anëtarët e tij në vitin 2011 të përpunojnë strategji përkatëse. Por dekada e romëve nuk arriti të kapërcejë deklaratat e thata të qeverisë dhe të organizatave joqeveritare dhe rezultate të dukshme nuk ka. Efekti magjik “përpara/pas” në lagjet rome nuk vepron – atje para dhe pas dekadës varfëria  është e njëjtë. Barakat e ndërtuara me tulla ende  nuk janë të suvatuar, ndërsa rrugët e improvizuara, të cilët nuk do t’i gjeni në asnjë kartë, janë mbuluar me shtresa  balte, por jo me asfalt. Çdo shtëpi është me antenë  satelitore, por jeta kalon jo para televizorit, por në rrugë, ku në një pisllëk që nuk përshkruhet luajnë fëmijë, për të cilat kujdesen nëna në moshë të mitur dhe gjyshe. Në geto të tillë jetojnë pothuaj se gjysma prej romëve bullgarë, dy e treta gjatë jetës së tyre nuk dalin nga mëhallët. Dekada e përfshirjes rome nuk arriti të ndryshojë të dhënat statistikore.

Sepse dekada mbeti vetëm në letër dhe nuk arriti të kapërcejë raportet dhe konferencat në terren në mëhallët rome. Iniciativa nuk gjeti (ose nuk donte të gjejë) romë, të cilët të kthehen në forcë lëvizëse të  integrimit dhe i ngarkoi me këtë punë nëpunësitë. Sipas mbrojtësve të të drejtave të njeriut nga organizatat joqeveritare dekada nuk kishte sukses, sepse qeveritë nuk i pranuan romët si partnerë të barabartë dhe kjo është vetëm pjesë e problemit. Pjesa tjetër ka të bëjë me këtë, se organizatat dhe partitë e shumta rome (të krijuar jo pa ndihmën financiare të nismës në kuadrin e dekadës), nuk arritën të shndërrohen në mbrojtës së interesave të njerëzve të mëhallëve. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut harrojnë edhe diçka tjetër – përveç të drejta, njerëzit e një shoqërie kanë edhe detyrime, p.sh. detyrimin të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Deri në fund të dekadës së përfshirjes rome nuk ndodhi diçka e rëndësishme. Mbeti vetëm shija e hidhur për  parat të harxhuara kot dhe pa rezultat.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD