Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është duke u përgatitur një ligj i ri për të ashtuquajturit “persona të lidhur”

Foto: arkiv

Ministria Bullgare e Financave është duke përgatitur një ligj, i cili ka të bëjë me të ashtuquajturit “persona të lidhur”. Kjo u bë e qartë në një konferencë të organizuar nga Dhoma Tregtare Amerikane, në të cilën u shqyrtuan masat në legjislacionin tatimor, që do të aplikohen këtë vit në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Bullgaria nuk është anëtare e organizatës në fjalë, por megjithatë shërbimet tatimore mund të përfitojnë nga momentet e reja, të cilat parashikojnë këmbimin e informacionit midis administratave të shteteve të ndryshme lidhur me revizionet e kompanive transkombëtare.

Tani tekstet për konstatimin e personave të lidhur janë shpërndarë në pesë akte normative dhe kjo i ngatërron kompanitë e huaja, të cilat shpeshherë ndeshen me probleme të konsiderueshme për shkak të papërshtatshmërisë midis legjislacionit tatimor evropian dhe atij bullgar. Sipas Ivajllo Angellovit nga PricewaterhouseCoopers, PWC në fakt ligjet tona tatimore janë më të rrepta nga ato evropiane. Megjithatë zakonisht në hapësirën publike shumë shpesh përmendet se investitorët e huaj e eksportojnë pasurinë tonë kombëtare. Ja komenti i ekspertit tatimor nga kompania konsultuese:

“Në krahasim me legjislacionin e shumë shteteve evropiane, legjislacioni bullgar është mjaftë restriktiv. Nga pikëpamja legjislative, nuk mund të them se krijohen kushte për tërheqjen e parave. Fakti se disa të ardhura mund të transferohen në një nivel më të lartë në kompaninë ndërkombëtare nuk ekziston vetëm në Bullgari. Shihet qartë se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Grupi i 20-ve, ku bëjnë pjesë shtetet më të zhvilluara, gjithashtu i kanë këto probleme.”

Megjithatë nuk është sekret se kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe vargjet tregtare arrijnë të pakësojnë rezultatet e veprimtarisë së tyre te ne. Është një praktikë e njohur, kur një varg tregtar, i cili ka realizuar fitime të konsiderueshme në Bullgari (sepse nëpunësit punojnë në mënyrë efektive dhe me paga të ulëta) të përpiqet të derdhë xhiron e vet në një degë me të ardhura të vogla në një shtet tjetër. Për këtë qëllim lëshohet faturë se dega në fjalë me të ardhura të vogla ka kryer shërbime të shtrenjta për shoqërinë bullgare. Shpeshherë bëhen konstatime se Administrata Tatimore Bullgare i shmanget lëshimit paraprak të letrave sqaruese për çështje, të cilat kanë të bëjnë me xhirot e mëdha. Për shkak të mungesës së një ideje dhe nganjëherë të dëshirës për zgjidhjen paraprake të çështjeve e vetmja mundësi që mbetet është që kjo të ndodhë po të ketë revizion. Kërkuam komentin e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, e cila na deklaroi se e kryen mirë punën e saj.

Ivajllo Angellov komentoi gjithashtu: “Shpresoj se ndryshimet do të jenë në drejtimin e një legjislacioni më konstruktiv, duke pasur parasysh atë që ndodhet në Evropë. Supozoj se duke e ndjekur tendencën në vendet e tjera në BE, te ne mund të pritet një legjislacion më i harmonizuar, i cili do të marrë parasysh mjaftë nga definicionet në veprim, të cilat janë në përputhje me parimet ndërkombëtare. Nga ana e administratës tatimore priten mesazhe më të qarta ndaj tatimpaguesve, kurse nga ana e tatimpaguesve – një vizion i qartë për atë që duhet të bëhet në rrethana të veçanta.”

Tema e kompanive të lidhura, e marrëveshjeve mes tyre dhe e gabimeve të bëra nga ana e organeve kontrolluese, diskutohet shumë në hapësirën publike pasi u përhap informacioni se Banka Korporative Tregtare, e cila gjendet në procedurën e shpalljes së falimentimit të saj, u ka lëshuar kredi firmave të lidhura me aksionarin kryesor. Para pak kohe në lidhje me të ardhurat e fondeve të pensionit dhe lidhur me hetimin për manipulimet e tregut, kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Stojan Mavrodiev kërkoi më shumë të drejta dhe shënoi domosdoshmërinë për krijimin e një ligji të tërësishëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD