Gjatë muajit prill në Luvër do të hapet ekspozita bullgare “Epopeja e mbretërve trak”. Në lidhje me këtë në një intervistë për Radio Bullgarinë gazetarja franceze Fllorans Even nga “Mondi” ndau përshtypjet e saj nga Bullgaria dhe përgatitjen e shfaqjes.
Kjo është ekspozita më e madhe e huaj për vitin në programin e muzeut botëror. Eksponatet në të janë 1628 dhe janë pronë e 17 muzeve bullgarë. Do të tregohen dhe 20 eksponate nga Luvri dhe 11 muze të tjera dhe institucione kulturore jashtë shtetit. Në kuadrin e vizitës së vet gazetarë nga mediat prestigjioze franceze “Mond”, “Ekspres”, “Figaro”dhe nga revistat për art dhe arkeologji, vizituan Luginën e mbretërve trak dhe varrezat trake.
Fllorans Even e zbulon vendin tonë me një mahnitje: “Për herë të parë vij në Bullgari dhe e zbuloj këtë vend, i cili është në udhëkryq midis Evropës dhe Azisë, në të cilin takohen qytetërime të ndryshme. Një tokë jashtëzakonisht e pasur me thesare, një pjesë nga të cilat janë të panjohura në Francë. Ekspozita e ardhshme e cila u kushtohet trakëve, do të jetë e para për nga lloji i vet të një përpjesëtimi të tillë. Kjo është një rrjedhojë e lumtur e rrethanave, me qenë se Luvri – muzeu më i madh në planet ka 9 milionë vizitues për vit.”
Gazetarët francezë kishin mundësinë të vizitojnë dhe qytetet e lashta detare Sozopoll dhe Nesebër, ku prej viteve po zhvillohen studime arkeologjike:
“Është mahnitëse të shikohen mbeturinat e këtyre kolonive të lashta, të cilat akoma janë në proces të gërmimeve dhe ku po vazhdojnë të dalin thesaret, si për shembull krijimet unikale të argjendarisë. Shikova me lente zbukurimet juvelire prej ari dhe prej filigrani. Punimi është kaq fin, saqë “mezi lexohet me sy të thjeshtë”.
Në frymën objektive dhe miqësore, Fllorans Even nuk mbetet mënjanë nga një temë mjaft e dhimbshme, lidhur me biznesin e ndërtimit:
“Gjëja e vetme, e cila më hidhëroj, është betonimi marramendës dhe ndërtimi i shumtë kot i bregdetit – pa një përkujdes urban dhe pa mbrojtje të resursit natyror. Ky është një gabim i cili është lejuar dhe në Francë, Spanjë, Greqi dhe Turqi dhe për të cilën na ka ardhur shumë keq. Duke pasur parasysh thesaret, të cilat fshihen nën tokën tuaj, gjej se me të vërtetë është gjë e mjerë.”
Nga pikëpamja e vet gazetarja gjen se, hotelet dhe sheshet e ndërtuara nuk do të tërheqin turistin francez, por kjo është temë e një bisede tjetër.
Është kureshtare të kuptojmë sesi rrjedh bashkëpunimi paraprak midis rregulluesve nga Luvëri dhe pala bullgare:
“Na shoqëronin dy rregullues – Aleksandër Baraliz dhe Negin Matijo nga departamentet për një kulturë greke, etruske dhe romake në Luvër, kurse nga pala bullgare Milena Tankova nga Muzeu Kombëtar Arkeologjik dhe Totko Stojanov nga Universiteti i Sofjes “Kliment Ohridski”. Që të katërt na treguan bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mënyrën e punës së përbashkët. Produkti final do të jetë një befasi e këndshme për Francën. Një pjesë e madhe nga krijimet restaurohen në Bullgari. Jemi të mahnitur nga cilësia e lartë e punës të restauruesve bullgarë.”
Cila është pamja më e qartë, të cilën Fllorans Even do ta mbaj mend nga takimet e saj me kulturën trake? Ky është varri i Sevtit të III – sundimtar i Mbretërisë së Edrenesë, të zbuluar gjatë vitit 2004 dhe koka e tij prej bronzi e varrosur me rrite.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..