Ministri i Ekonomisë, Bozhidar Llukarski do të bashkëpunojë me këshilltarin për çështjet tregtare tek Ambasada e SHBA-së në Sofje, Thomas Brans dhe me Ambasadoren e Bullgarisë në SHBA, Elena Poptodorova. Së bashku ata do të punojnë për prezantimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bullgare në tregun amerikan.
“Nga vizita që bëra në SHBA dhe bisedimet që pata me biznesmenët amerikanë, përfundova që problemi i firmave bullgare aty ka të bëjë me tregun e kufizuar. Pra, firmat bullgare përpiqen të mbulojnë kërkesat e bullgarëve me banim në SHBA, vuri në dukje ministri Llukarski. – Sigurisht që konsumatorët amerikanë të cilët kryesisht preferojnë bulmetin dhe llojet tradicionale të verës bullgare mund të bëhen klientë të firmave tona”.
Për mendimin e ministrit të ekonomisë, treg perspektiv për prodhuesit bullgarë është perëndimi i mesëm i Amerikës, sepse atje rrallëherë hasen mallra evropiane. Po të bashkohen prodhuesit e interesuar, vendosja e tyre në tregun amerikan do të ishte më e suksesshme. Ministri Llukarsi u angazhua personalisht në lidhje me heqjen e taksës tregtare pas firmosjes së Marrëveshjes për Tregti midis BE-së dhe SHBA-së (TTIP).
Planifikohen masa për stimulimin e eksportit në vendet e treta, ndër të cilat vendet e Lindjes së Mesme, Singapor, Kinë etj. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ndahen fonde evropiane. Ministria e Ekonomisë parashikon të stimulojë maksimalisht biznesin, duke aplikuar lehtësime për regjimin e licencave dhe të rregullatorit.
“Kemi ambicie të punojmë për realizimin e 5 prioriteteve, theksoi ministri Llukarski. – Këto janë përmirësimi i kushteve të biznesit dhe reduktimi i pengesave administrative. Po ashtu do të sigurojmë transparencë gjatë absorbimit të fondeve evropiane, do të investojmë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe do të inkurajojmë të arsimuarit të drejtohen te fushat ku mungon kuadri profesional.”
Cilat janë prioritetet kryesore në privatizim?
“Së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Privatizimit kemi ndërmend t’i dallojmë shoqëritë të cilat ende nuk janë privatizuar dhe kanë mundësi reale për rimëkëmbje ekonomike, tha ministri Llukarski. – Kjo do të ndodhë qoftë përmes bursës, qoftë përmes tenderit të hapur. Qëllimi është i qartë – të pakësohet deficiti buxhetor.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...