Më 19 shkurt bullgarët përulemi para veprës së Vasill Levskit – 142 vjet pas vrasjes së Apostullit të Lirisë. Ne e lavdërojmë varjen e tij, sepse siç tha poeti dhe shkrimtari i madh bullgar Ivan Vazov, ajo mund të krahasohet me Kryqin e Krishtit. Nuk është e rastit, sikurse këta pesë shekuj nën zgjedhën osmane e kanë pritur Levskin. Dhe ai vërtet u duk në majën e luftërave nacionalçlirimtare, pikërisht kur kishte nevojë për të.
Për të gazetarja e njohur Velisllava Dëreva shkroi: “Levski është shpëtimtari, të cilin ne nuk e shpëtuam, përkundrazi, e dorëzuam, por ai vazhdon të na shpëtojë. Ai është heroi, i cili ringjalli historinë, shtetin, popullin dhe njeriun.” Levski është liria, sepse ai dëshironte “një republikë të pastër dhe të shenjtë”. Siç ka thënë vetë ai, duhet të punosh për lirinë: “Së pari duhet t’i rregullojmë gjërat brenda”. Ai na lëri si trashëgimi lirinë si njëfarë gjendjeje të shpirtit të njeriut gjatë tërë jetës së tij: “Të mos i shohim fjalët, por punën”. Ai na uroi që të jemi të lirë dhe të mos presim asgjë nga askush. “Është vështirë, kur një popull pret mirëqenie nga një ose më shumë persona”. Pa dyshim Bullgaria nuk është shteti i ëndërruar nga shumica e heronjve të vdekur. Por megjithatë ajo arriti ta zërë vendin e vet në hartën gjeografike, edhe pse me shumë vuajtje. Nuk duhet të harrojmë dhe një mesazh tjetër të Levskit – për domosdoshmërinë që të gjithë të respektojmë ligje të njëjta. Apostulli fliste gjithashtu për fqinjësinë e mirë, ndihmën e ndërsjellë, bashkëpunimin, pa mendime të këqija dhe pa nacionalizëm ekstremist. “Nga ne varet nëse do të jemi të barabartë me popujt e tjerë evropianë” – thonte Apostulli. “...koha është te ne dhe ne jemi në kohë...” – kjo gjithashtu është një prej mendimeve të përjetshme të Levskit. Apostulli është mbrojtësi ynë para historisë. Duhet të rikujtojmë se po të kemi të drejtën ta quajmë Levskin heroin tonë, duhet të disponojmë të paktën një grimcë prej tolerancës dhe devotshmërisë së tij jo vetëm në kujtesën tonë historike. Shkrimtari Efrem Karamfillov shënon se zakonisht ne mendojmë dhe shkruajmë për Levskin në një mënyrë. Është vështirë të dalim nga format e shabllonit, të cilat janë më të forta sesa bronzi i monumentit të tij.
Siç shkroi para disa vitesh në një fjalim të vet para monumentit të Apostullit të Lirisë historiani i njohur bullgar Ivan Illçev: “Jemi krenarë se e kemi kuptuar jetën e tij, vdekjen e tij dhe pavdekshmërinë e tij. Po krijojmë legjenda për vetveten, sepse në këtë mënyrë qetësohemi vetë ne. Levski është si një legjendë, si një mit politik dhe është shumë i përshtatshëm për politikanët, sepse mban magjinë e përgjigjeve të lehta. Ne bëjmë kryq para tij, sikurse është ikonë, po e vëmë këtë ikonë prapa kurrizit tonë në kabinet, sepse nuk guxojmë t’i shikojmë sytë e tij. Ai na magjeps me dëshirën e tij të pastër për ta ndryshuar botën, dhe kjo jo për vetveten, por për të tjerët – për ata, të cilët do ta harrojnë dhe shumë vite më vonë do të përpiqen për ta kujtuar me trishtim: “Harruam se si mund të ecim së bashku. Në qoftë se jemi njerëz, le të jemi njerëz!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..