“Po të ketë gabim, ka edhe falje” kështu thuhet në fjalën e urtë popullore e cila dhe sot e kësaj dite e shoqëron jetën e bullgarit. Që të na rikujtoj se kërkimi i faljes së sinqertë zakonisht fiton një falje po kaq të sinqertë. Të paktën në pjesën më të madhe të rasteve. Në kalendarin folklorik bullgar ka ditë të caktuara, në të cilat kërkimi i faljes për të gjitha gabimet e bëra është e detyrueshme. Më i rëndësishmi mes tyre mban pikërisht këtë emër – Falje. Kështu Sirnica quhet Festa e të Lidhurave të Djathit e cila zhvillohet në të dielën e fundit përpara fillimit të Kreshmës së Madhe. Në pjesën më të madhe të familjeve bullgare dhe sot respektohen ritet, lidhur me të.
E gjithë java përpara të Lidhurave të Djathit quhet Sirnica. Dy javët përpara saj po kështu kanë emrat e vet. Njëra është e quajtur “rushna nedelja” (“e diela e shkelur” ose “e diela e djalit dorëlëshuar”) për shkak të ritit në të njëjtën kohë. Emërtimi “rushtata” vjen nga shkelja e kanunit fetar, me qenë se është e lejuar të mos të mbahet kreshmë gjatë ditës së mërkurë dhe të premte. Përfundon me të Lidhurat e Mishit – e diela, në të cilën tavolina është e përmbushur me gjellë me mish. Pas kësaj vjen e diela e “pastër”, kur përsëri mbahet kreshmë gjatë ditëve të zakonshme, kurse mishi është i ndaluar. Gjatë gjithë kësaj jave hahet vetëm djathë, gjalpë, vezë, sepse të gjitha këto gjëra përjashtohen nga menyja gjatë kohës së Kreshmëve të Mëdha. Kurse dikur kanë mbajtur kreshmë që të gjithë. Përjashtim kanë bërë vetëm fëmijët më të vegjël, të sëmurët, njerëzit e moshuar dhe njerëzit në rrugë.
Gjatë kësaj jave gëzimi dhe hareja janë të detyrueshme. Vajzat dhe djemtë kanë luajtur valle çdo ditë, sepse pas kësaj, deri në Ditën e Pashkës ato kanë qenë të ndaluara. Përsëri gjatë asaj kohe kanë lidhur kolovajzë, në të cilat detyrimisht janë kolovitur përfaqësuesit e pamartuar të bashkësisë për shëndet dhe kësmet gjatë zgjedhjes së bashkëshortit ose të bashkëshortes. Në kalendarin folklorik ky është dhe momenti i fundit për të bërë dasmë. Pas të Lidhurave të Djathit dasmat janë të lejuara në vjeshtë – pas përfundimit të punimeve bujqësore.
Buka për tavolinën është e thjeshtë, prandaj ajo nuk kalohet me thimjam dhe nuk ka rite të caktuara. Por në të në mënyrë të detyrueshme janë të pranishme gjalpi, vezët, djathi dhe byreku. Dikur gratë kanë ndarë nga të gjitha gjellët e përgatitura dhe ua kanë shpërndarë familjeve të varfra, që të mund dhe ata të mund të hanë sipas traditës. Pas darkës vjen radha e “hamkanes” së gëzueshme. Në tavolinë ose në vendin e ngrënies lidhet një pe i kuq prej leshi. Në të lidhet një vezë, djathë ose hallvë të bardhë. Në disa krahina të Bullgarisë lidhin dhe vezë dhe djathë. Pas kësaj peri fillon të tundet dhe çdo një nga të pranishmit mundohet që të kap gjërat e lidhura me të me gojë. Përdorimi i duarve është i ndaluar. Besimi është se ai i cili mundet i pari të kapë ushqimin, do të ketë suksese të shumta. Nga veza ndahet e verdha dhe bashkë me djathin mblidhen – po kështu për shërimin e njerëzve dhe të kafshëve. Në fund peri i përdorur ndizet. Në qoftë se digjet shpejt dhe deri në fund – gjërat do të rastisin.
Pas kërkimit të ndjesës dhe të haresë gjatë natës së kësaj dite njerëzit janë përgatitur për kokullen dhe butësinë, të cilat i kërkon koha përpara festës më të madhe të krishterë – Pashka.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..