Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervimet e shtëpive private nga turistët te ne dhe jashtë tashmë edhe në internet

БНР Новини
Foto: airbnb.com

Shumë njerëz ende e mbajnë mend kohën e socializmit, kur i kalonim pushimet verore kryesisht në det, sepse nuk kishim mundësi për të udhëtuar jashtë. Meqenëse hotelet ishin të shtrenjta, kurse shtretërit në stacionet e pushimeve nuk mjaftonin, shumë njerëz i kalonin pushimet në shtëpi private. Në raste të tilla marrëdhëniet qiramarrës – qiradhënës janë disi personale dhe komunikimi është më special. Vendosesh në një shtëpi vendase dhe bëhesh pjesë e jetës së përditshme të qiramarrësit dhe të familjes së tij. Zakonisht njerëzit miqësoheshin, kurse për banorët e qyteteve turistike kjo ishte një mundësi e këndshme fitimi. Kjo mënyrë pushimi sikur u harrua gjatë dy dekadave të fundit, por kohët e fundit po vëzhgohet ringjallje e një forme moderne ndërkombëtare online, nëpërmjet sajtit airbnb.com të kompanisë me të njëjtin emër të bazuar në Çikago.

Nga 970 deri më 1000 janë vendet e pushimit në Bullgari, që reklamohen në sajtin në fjalë. Ato janë me kategori, cilësi dhe lokacion të ndryshëm. Ofertat lëvizin nga dhomat në shtëpitë, apartamentet, shtëpitë private e gjer te dhomat e hotelit dhe janë përqendruar kryesisht në Sofje.

Sipas Aleksandër Aleksievit, menaxher i distribucionit online i turoperatorit “Astral Holidejz”, ofertat direkte online nuk do të ndikojnë mbi tregun turistik, sepse i përkasin segmentit më të ulët turistik:

“Turistët, të cilët vijnë në Bullgari në mënyrë të organizuar, kërkojnë një përjetim më të ndryshëm. Ata kërkojnë një program historiko-kulturor, turizëm fetar, turizëm verërash, “gurme” turizëm. E gjithë kjo nuk mund të organizohet nëpërmjet një sajti. Kjo është një pako, e cila mund të ofrohet nga turoperatorët dhe nga specialistët, të cilët e njohin mirë Bullgarinë. Kuptohet, ka njerëz, të cilët duan vetëm të kalojnë natën këtu, ose të vizitojnë ndonjë mik. Zakonisht këta janë nxënës, studentë, të cilët udhëtojnë nëpër botë.”

Çmimet e një dhome fillojnë nga 18 dollarë dhe lëvizin sipas lokacionit dhe cilësisë. Çmimi i shpallur për një natë nuk është përfundimtar dhe mbi të llogaritet përqindja e sajtit përkatës. Përveç kësaj disa pronarë kërkojnë taksë për pastrimin e dhomës dhe depozitë garancie.

Rezervimet online nuk janë më të lira. Ja dhe komenti i zotit Aleksiev:

“Varet nga turoperatori dhe nga sajti, por komisioni minimal është 10 për qind dhe u aplikua që gjatë vitit 2010 nga sajtet e mëdha si expidia.com dhe hotels.de. Sajti Booking.com ka një kusht për 15 ose më shumë përqindje – 18, ose 20, kurse kur përdoret sistemi ndërkombëtar Global Distribution System GDS kjo përqindje bëhet 25-30. Për turoperatorët komisioni standard është nga 10 deri më 15 për qind.”

Pagimet përmes sajti të lartpërmendur bëhen me një kartë-kredie dhe debiti dhe jo cash gjatë vendosjes së klientit. Shuma lëshohet nga 24 deri më 48 orë pas vendosjes së turistit, kurse ai përgjigjet pas kësaj nëse është i kënaqur për kushtet.

Na bën përshtypje se airbnb.com nuk ka shënuar adresë fizike, madje në Çikago, ka vetëm një numër telefoni dhe postë elektronike. Nga mendimet e disa klientëve bëhet e qartë se kjo që sajti nuk kontrollon është legjitimiteti i shërbimit. Ka qytete, si Nju Jorku, Barcelona, Parisi, ku vendosja e turistëve në shtëpi private është e paligjshme, sipas rregullores së qytetit. Në disa qytete të tjera, si te ne, ka tatim turistik dhe TVSH.

Duhet të jepen disa rekomandime. Në qoftë se shtëpia ku vendoseni nuk është pronë e qiramarrësit, por është marrë me qira nga ai, duhet të sqaroni nëse kontrata e tij me qiramarrësin tjetër e lejon ridhënien e pronësisë në fjalë me qira (zakonisht kjo nuk është lejuar). Në rast ndonjë situate të pakëndshme duhet të informoni sajtin përkatës, ose të kërkoni alternativë.

Ka dhe mundësi të tjera më ekzotike për të fjetur – nga dysheku me ajër në ndonjë dhomë deri në pallate, avionë, ose në automobilin “Tesla”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD