Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një dasmë të vjetër trake për rekordin e Ginesit

БНР Новини
Foto: ludogorie.eu

Shoqata “Lludogorie” në Razgrad do të kandidojë për Librin e Ginesit me dasmën më të madhe të vjetër dhe me tavolinën më të gjatë dasmore. Kjo do të ndodhë gjatë Tubimit të katërt Kombëtar Folklorik “Lludogorie”, i cili zhvillohet nga 3 deri më 5 korrik në krahinën “Pçelina” afër Razgradit. Në ditën e tretë të tubimit mysafirët do të marrin pjesë në rikrijimin e një rituali dasmor nga shekulli i XIX-të.

Me këtë lajm na gëzoi Valentin Dimov, kryetari i shoqatës:“Qëllimi ynë është që çdo vit gjatë tubimit “Lludogorie” të paraqitim një dasmë të vjetër nga një krahinë e ndryshme etnografike dhe t’u japim shans të gjithë bullgarëve për të ardhur dhe për t’u ulur në tryezën e dasmorëve. Vitin e kaluar e rikrijuam dasmën e filmit të njohur bullgar “Koha ndarëse” Atëherë Viktoria dhe Denisllav u bekuan në dashuri dhe besim të përjetshëm. Me këtë ritual nga regjioni i Rodopeve vumë një rekord ballkanik – në tryezën e gjatë 640 metra u ulën 1520 veta. Pas ngjarjes shumë njerëz nga Bullgaria dhe jashtë shtetit na telefonuan dhe shprehën dëshirën e tyre për të marrë pjesë në dasmën tjetër dhe kjo na bëri për të kandiduar për rekordet e Ginesit.”

Organizatorët vendosin se cili do të jetë çifti fatlumtur nga krahina përkatëse etnografke, nga e cila është rituali. Sivjet fatlumturit janë Stojka dhe Rosen nga Nova Zagora dhe Stara Zagora – dy qytete në zemrën e Trakisë (Bullgaria Qendrore). Dasma e tyre do të ringjallë një rit dasmor nga krahina trake, i cili ka ekzistuar që para 100 vitesh. Në të do të marrin pjesë 12 grupe për folklor autentik. “Zgjodhëm grupin me gjyshet më të moshuara, sepse ato i mbajnë mend më mirë traditat”, nënvizon Valentin Dimov. Përgatitja tashmë filloi. Tashmë janë porositur 4000 enë prej argjile, 4000 luga  prej druri, 25 qengj, të cilët do të gatuhen në “Tavën Trimëruese” dhe në “Tiganin Trimërues”. Mikpritësit janë gati për të pritur 4000 mysafirë me 600 pogaçe, 600 kg djathë dhe 2 tonë verë, e cila do të derdhet nga 8 fuçi rreth tryezave, çdo një prej të cilave me një gjatësi prej 120 metrash.

“Kjo do të jetë një festë e vërtetë. Vitin e kaluar morën pjesë rreth 120 grupe folklorike nga mbarë vendi dhe tani po i presim përsëri. Çdo njëri mund ta hapë dollapin e gjyshes, të vishet në një kostum popullor kombëtar dhe të vijë – na fton Valentin Dimov. – Ne do ta vazhdojmë traditën. Vitin tjetër do të paraqitim një dasmë tjetër të vjetër, por desha të nënvizoj shprehimisht se çdonjëri, i cili do që të jetë i pranishëm në dasmë, duhet të jetë veshur me një kostum popullor kombëtar. Ne duam ta xhirojmë këtë ngjarje dhe ajo të mund të shihet nga brezat e ardhshëm. Në fakt me këtë kërcim si të thuash prapa në të kaluarën ne do të mund ta shkruajmë historinë bullgare.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD

Festivali ndërkombëtar "Antistatik" josh publikun me "Më shumë se një kërcim"

Edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit dhe Performancës Bashkëkohore "Antistatik", i cili hapet sot, 7 maj, në Sofje, do të mbahet nën moton "Më shumë se një kërcim". Programi edukativ i festivalit përfshin një sërë..

botuar më 24-05-07 8.20.PD

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..

botuar më 24-04-28 8.05.PD