Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inkurajimi i prindërve të përgjegjshëm

Foto: arkiv

Inkurajimi i prindërve të përgjegjshëm dhe përkrahja e modelit të familjes me tre fëmijë. Këto janë prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në ndryshimet e Ligjit për ndihmë sociale për fëmijët. Nuk do të financohen prindërit, të cilët braktisin fëmijët e tyre, përforcohet lidhja midis ndihmës financiare të familjes dhe arsimit, garantohet barazia midis prindërve të ndryshëm – prindërve biologjikë, adoptuesve, familjeve pritëse.

“Me këtë ligji përpiqemi të rritim efikasitetin e mjeteve, të cilat shteti i jep për t’undihmuar familjeve në rritjen e fëmijëve të tyre – komentoi Ivajlo Kalfin, ministër i punës dhe politikës sociale. – Duhet t’i pakësojmë mundësitë për shpërdorime. Kështu mjetet do të drejtohen pikërisht atje ku ka nevojë reale për to. Ideja është që fëmijët të rritin në të vërtetë në një atmosferë të mirë, me kujdes adekuat, të shkojnë në shkollë, të mund të përdorin shërbime të përshtatshme mjekësore. Sistemi i ndihmës sociale të familjeve nuk mund ta sigurojë plotësisht mirëmbajtjen e fëmijëve, ai vetëm i ndihmon prindërit. Ata, që marrin këtë ndihmë duhet t’u përgjigjen kritereve konkrete, prej ta kërkohen dhe rezultate konkrete.”

Vitin e kaluar pothuaj 524 mijë familje kanë marrë ndihmë sociale nga shteti. Mjetet e harxhuara për këtë qëllim janë 570 mln. leva dhe sivjet në buxhet është parashikuar një shumë analogjike. Sipas ministrit Kallfin një nga ndryshimet e mëdha në ligji është kjo se pagimi do të përcaktohet sipas numrit të fëmijëve, jo siç është tani sipas sekuencës së tyre. Nuk do të bëjmë llogari sa para do të marrim për fëmijën e parë e sa për  fëmijën e dytë e kështu me radhë. Familjet me tre fëmijë do të marrin më shumë mjete” – sqaroi ai. Për herë të parë ofrohet dhe një kuptim i zgjeruar i konceptit të familjes. Këtu do të përfshihen jo vetëm prindërit, të cilët janë martuar, por edhe ata, të cilët jetojnë së bashku dhe kanë fëmijë pa lidhur martesë. Do të ketë dhe një ndihmë të njëhershme financiare për adoptuesit e fëmijëve dhe ajo do të jetë e barabartë me ndihmën, që jepet në rast të lindjes së fëmijës së parë. Prindërit, të cilët braktisin fëmijët e tyre do të duhet t’i kthejnë të gjitha paratë e marra nga shteti. Do të ketë sanksione edhe për prindërit, fëmijët e të cilëve nuk frekuentojnë shkollë. Një problem tjetër, mbi të cilin punon Ministria është ai me nënat e mitur. Gjatë vitit të kaluar ndihmë sociale kanë marrë 5000 nëna të mitur. Analizat tregojnë se ky problem është lokalizuar në disa bashki përkatëse – kryesisht në Sliven; Burgas dhe Plovdiv. Çfarë parashikojnë ndryshimet në këtë fushë, na shpjegoi ministri Kallfin:

“Nënat e mitur do të marrin ndihma për fëmijët e tyre jo në para, por në natyrë. Atyre do t’u sigurohen dhe shërbime suplementare sociale – konsultime dhe shërbime mjekësore, arsimore etj. Ndërkohë prindërit e nënave të mitur tashmë nuk do të mund të marrin ndihmë sociale për to. Nga ana tjetër po të frekuentojnë shkollë dhe po ta mbarojnë me sukses vitin shkollor, këto nëna do të stimulohen financiarisht. Dhe ky stimul do të jetë baras me ndihmën e ndërprerë për gjyshin dhe gjyshen.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD