Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ratifikimi i borxhit të ri dhe “shumicat lundruese” në parlament

БНР Новини
Foto: BGNES

Parlamenti ratifikoi përfundimisht marrëveshjen me katër banka shpërndarëse për borxh prej 8 mlrd eurosh deri në vitin 2017. Vendimi u përkrah nga Grupi Parlamentar i Partisë GERB, Blloku i Reformatorëve, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (LDL), Partia ABV dhe Qendra Demokratike Bullgare (QDB). Nga Fronti Patriotik (FP) i cili premtoi në fillim të mandatit të tij parlamentar mbështetje për qeveritarët u abstenuan, ndërsa “PSB –Bullgaria e majtë” dhe “Ataka” ishin kundër. Votimi duhej të ishte javën e kaluar, por u shty për shkak të FP dhe ABV. Pas konsultimeve me ministrin e financave, liderët e tyre shprehën qëndrimin kategorik, se nuk do të mbështesin ratifikimin. Nga LDL gjithashtu kishin shpallur paraprakisht votën e tyre negative.

Ditën e mërkurë pas debateve të tensionuara, mbështetja e gjerë u bë e mundshme, sepse në momentin e fundit ABV dhe LDL ndryshuan qëndrimin e tyre. Ata u shprehen me motive të njëjta: se janë të kënaqur nga përgjigjet që kanë dëgjuar nga Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Ai shpjegoi, se shifra 8 mlrd euro është limiti maksimal i mundshëm dhe nuk është e detyrueshme që të merret tërë shuma.

“Unë besoj në kapacitetin reformator të kësaj qeverie dhe angazhohem, që së paku 2 mlrd prej këtyre përllogaritjeve që kemi bërë si shumë që përfshin maturimet plus deficitin e planifikuar, nuk do të imponohet të përdoren.”

“Ne komentojmë problemin nga pikëpamja e teknologjisë për arritjen e shumicës, tha politologu Strahill Delijski. – Kur bëhet fjalë për një vendim të tillë politik, është me rendësi që debati të jetë i orientuar tek objektivat strategjike të shtetit dhe të ekonomisë, por unë nuk pashë debate të tilla. Në qoftë se do të vazhdojmë të marrim vazhdimisht kredi, me të cilat të financojmë borxhe të vjetra dhe të kompensojmë deficitet, ky model mund të jetë i favorshëm për qeveritë dhe bankat, por nuk është i përshtatshëm për pjesën më të madhe të shoqërive, që marrin pjesë në të. Të mos flasim për reformat e pritura, sepse kjo është mënyra më e lehtë që ato të shtyhen. As qeveritarët, as opozita kishin dëshirë të debatojnë mbi karakteristikat strukturore të ekonomisë bullgare. Shkaku është, se elita jonë politike nuk sillet si e tillë. Një prej karakteristikave kyçe  të elitave politike është aftësia e tyre të japin perspektiva afatgjata. Por tek ne ato nuk janë të tilla, më tepër afatshkurta dhe konjunkturale, që në shkencë quhet plutokraci.”

Votimi i pritur i ratifikimit tregoi, se ideja e GERB e shpallur që në kohen e konsultimeve për formimin e kabinetit “Borisov- 2” për “shumicë lundruese” bëhet realitet. Nga tribuna parlamentare Jordan Conevi deklaroi, se LDL janë tërhequr nga pushteti që të mund të krijohet një mjedis më i mirë politik për reforma dhe janë të kënaqur  nga fakti se ka kërkesë për  mjedis të tillë.  Dhe kjo nuk është  mbështetja e parë e deklaruar – le të rikujtojmë votimin për fondet e pensioneve. Duke pasur parasysh qëndrimin e neglizhuar të GERB-it ndaj partive më të vogla, të cilat mbështetin pushtetin, si dhe kundërvënien politike midis Bllokut të Reformatorëve dhe LDL, lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fuqishme Radan Kënev dha shenje duke mos përkrahur gjatë leximit të parë ratifikimin e borxhit, por gjatë votimit të dytë votoi me “pro”. Ja se si e shpjegoi ai qëndrimin e vet:

“Mbeti një dyshim serioz, se ishim dëshmitarë të manovrimit  për zëvendësimin e shumicës parlamentare. Diskutimet e shumta nga radhët e GERB nuk fshihnin synimin që nëpërmjet këtij votimi Fronti Patriotik të nxirret nga shumica, ndoshta edhe ABV. Ju patë, se ABV në  mënyrë të çuditshme bëri kthesë në momentin e fundit, ndërsa patriotët nuk arritën. Duhet të asgjësojmë këtë dyshim, sepse stabiliteti i vendit ka dy ana. Njëra është të votojmë për stabilitetin financiar. Tjetra – shumica e shëndoshë, e cila të zhvillojë reformat e nevojshme, që të mos imponohet të marrim në të ardhmen borxhe të tilla.”

Tema për “koalicionet lundruese” mund të vazhdohet, sepse është e mundshme të gjenden mjetet e kërkuara nga bashki të caktuara ose disa projekte publike të financohen. Pyetja  është cila strukturë partiake do të jetë e interesuar prej tyre. Proceset rreth fenomenit “koalicione lundruese” do të jenë të dhimbshme. Pas pozicionit të partisë ABV në përkrahje të marrjes së borxhit, kryetari i formacionit deklaroi, se ky ka qenë gabim politik dhe do të japë dorëheqjen e tij që në mbledhjen e parë të Këshillit kombëtar të partisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD