Më 22 mars 1973 në Studion e Koncerteve të Radios Kombëtare Bullgare për herë të parë tingëllon “Tromba e Vilit” – një transmetim, i cili me 10 edicionet e veta mbetet në histori si realiti radioja e vetme muzikore.
Me këtë sinjal fillon çdo një transmetim nga “Tromba e Vilit”. Ideja është e Katja Vodeniçarovës, redaktore e përgjithshme e programit “Humor, satirë dhe dëfrim”.
“Tromba e Vilit” përkon me periudhën, në të cilën shumica kishën dëshirë të bëhen këngëtarë, të bëjnë karrierë, të marrin para të mëdha – tregon ajo. – Krijuam një juri, në të cilën kishte muzikantë, kompozitorë, gazetarë, shkrimtarë dhe aktor. Kryetar ishte Vili Kazasjan dhe gjatë notës së parë jo të drejtë ai duhej t’i bjerë një trumbete e cila është përdorur nëpër pajtonet. Pas një ftese nga eteri, në ditën e shpallur nga e gjithë Bullgaria erdhën prindër me fëmijët e vet të talentuar, e përmbushën hyrjen dhe oborrin e radios. U nevojit të thërrasim policinë kalorëse, që të mund të ketë një rregull. I ndamë njerëzit në grupe, caktuam dëgjimin dhe u fillua një demonstrim të “talenteve” – një gjë shumë qesharake, dhe në të njëjtën kohë shumë tragjike. Shtypi shkroi për konkursin, efekti qe i madh.”
Në ndryshim nga realiti formatet televizive, “Tromba e Vilit” nuk ka një karakter gare. Mediat e përcaktojnë si “një dukuri të radios” dhe “një shou të vërtetë”. Satiriku Boris Arnaudov, një redaktor shumëvjeçar në Radion Kombëtare Bullgare dhe pjesëmarrës në përgatitjen e “Trombës...” kujtohet:
“Qëllimi ishte hareja – ne nuk jemi një redaksi muzikore, por “Humor dhe satirë”. Natyrisht që donim t’u japim shans njerëzve të talentuar të tregojnë mundësitë e tyre. Përgatisnim një skenar paraprak, por mbështeteshim shumë tek improvizimi i Vili Kazasjanit – personi kryesor veprues. Çdo një nga juria thoshte mendimin, ku drejtimi ishte – si të evitojmë estradë-modën e atëhershme, pasionin e madh për imitimin e këngëtarëve të estradës. Bëmë 10 konkurse. Mjerisht, kemi ruajtur në arkivin tonë vetëm një. U paraqitën disa fëmijët pa dyshim të talentuar, përfunduan Konservatorin, morën pjesë dhe në koncert. Vili Kazasjan ishte një njeri shumë zemërmadh. Ai kishte mundësi personalisht t’i vlerësojë dhe i ftonte për solist të Bendit. Mendoj se, ky është shembulli i parë i një tipi të tillë transmetimesh. Vite më vonë ato bëhen me shumë para, por mbase dhe më shumë përpjekje, por ne mund të krenohemi , se jemi të parët.”
Ja dhe një pjesë nga komentet e jurisë: “Sado e çuditshme që të duket, e kënduara mësohet,” Jo shprehëse, e rrafshët, jo ritmike, të dhëna minimale të zërit dhe një sjellje e rëndomtë, e zakonshme, kurse duhet që njerëzit të emocionohen nga interpretimi”. Të thëna me ndjenjë për humor, ato japin një vlerësim objektiv të këngëtarëve. Transmetimi “Tromba e Vilit” bëhet jashtëzakonisht i njohur. Ai transmetohet deri në fund të vitit 1974 dhe e ndalojnë me sqarimin se ideja është shterur. Finali është me një koncert në Studion Numër Një të Radios Kombëtare Bullgare, ku marrin pjesë rreth 10 nga zërat më të talentuar të cilët janë paraqitur në “Trombën...” Mes tyre është dhe këngëtarja Maja Neshkova:
“Merresha me muzikë dhe një ditë babai më tha për konkursin. Më kujtohet, se u prezantova me këngën “Lutje” nga repertori i këngëtarit Borisllav Grënçarov. Ishte një emocion shumë i madh. Në koncertin në Studion Numër Një të radios na shoqëronte Big Bendi me dirigjent Vili Kazasjan, njeri i cili ka lënë gjurmë shumë të thella në karrierën time. Në kohërat e kaluara kishte një veprimtari diletante shumë të zhvilluar, por “Tromba e Vilit” ishte një mundësi të takohesh me muzikantë të mëdhenj dhe të shikosh dhe të mendohesh se çfarë rruge të marrësh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së..
Si kreu i kishës rimokatolike Papa Gjon Pali II pati më se 100 vizita zyrtare në tërë botën. Ai ishte papa i parë që vizitoi sinagogë, xhami dhe kishë protestante – diçka, me të cilën dërgoi mesazhe të rëndësishme për domosdoshmërinë e tolerancës mes..
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 u bënë pikë kthesë në skenën politike bullgare. Fituesi, i cili e vuri fundin e modelit politik me dy pole në historinë më të re të vendit, ishte Lëvizja Kombëtare Simeon i Dytë. Ajo u krijua dhe u kryesua nga..