Një marsi është një nga datat më të respektuara dhe të dashura në kalendarin festiv të bullgarëve. Ai shënon ardhjen e pranverës dhe është shkak, që të afërm dhe miq t’i dhurojnë njeri tjetrit verore. Kjo ditë veshjet e errëta dimërore të të gjithëve si të të rinjve, ashtu edhe të moshuarve, zbukurohen me ngjyrat e hapura të veroreve. Ato larëse sjellin shpresë për shëndet dhe gëzim. Veroret vjen të tregojnë dhe një respekt ndaj Gjyshes Marta – një figurë e lashtë pagane, e cila ruan joshjen deri në ditët tona. Në përfytyrimet tradicionale figura e saj lidhet me zanafillën femërore dhe kjo jo vetëmpër shkak të karakterit tekanjoz, por edhe për forcën të ringjallë natyrën, e cila deri atëherë është zhytur në gjumin e thellë dimëror.
Paraardhësit tanë punuan veroret nga leshi ose pambuku dhe ndërthurja klasike edhe më sot është midis së kuqes dhe të bardhës. Mirëpo, hasen edhe variante të tjera: e kaltra dhe e bardha – zakonisht për djemtë, ose e kaltra dhe e kuqe – karakteristike për disa rajone përreth qyteteve Sofja dhe Mellnik. Veroret mund të punohen edhe nga fije në një ngjyrë – të bardhën ose të kuqen. Në malin Rodopa një popullaritet të madh kanë veroret laramane të zbukuruara me fije të larme. Ngandonjëherë në të dy skajet e fijes së thurur vihen figura të vogla të burrit dhe të gruas të njohura si Pizho dhe Penda.
Sipas traditës veroret punohen më shpesh nga gratë e moshuara. Por ka disa përjashtime, për shembull në disa skaje vajzat punojnë verore për të dashurin si një dhuratë special dashurie. Verore lidhen jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët shtëpiakë – që të jenë të shëndosh dhe të shumëzohen gjatë vitit.
Ngjyra e bardhë dhe ngjyra e kuqe e verores zakonisht trajtohen si simbole të zanafillës prej femre dhe prej buri, të pasivitetit dhe të aktivitetit, të pastërtisë dhe të forcës jetike. Nuk është e rastit, se kjo simbolikë e ngjyrave haset edhe në ritet dasmore. Në shumë rajone hyrja e të porsamartuarve në shtëpinë e re bëhet nëpër një fije të kuqe ose nëpër një verore të madhe të shtruar në rrugën, nga ku do të hyjnë në vatrën e re familjare. Ndërthurja e së bardhës me të kuqen shihet edhe në veshjet martesore të burrit dhe të gruas. Nusja është me përparëse të bardhë dhe me brez të kuq, ndërsa dhëndri mban brez të kuq dhe një shami të bardhë. Sipas kësaj logjike në figurat e nuses dhe të dhëndrit mund të shihen “verore të gjalla”, ndërsa në figurat Pizho dhe Penda – nusja dhe dhëndri. Lidhja e veroreve me zënies dhe lindjen shihet në disa rite specifike popullore, te të cilat kisha rrethohet me një verore me urimin, që martesa të jetë e lumtur. Pelenat e fëmijës së porsalindur lidhen me një rrip të punuar me fije të thurura të bardhë dhe të kuqe.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..