Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stazhi – një mundësi për fillimin e karrierës

БНР Новини
Foto: BGNES

Të rinjtë janë ata, që më seriozisht janë të prekur nga papunësia. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar Statistikor 24 për qind prej bullgarëve në moshë nga 15 deri në 24 vjet janë jashtë tregut të punës. Mezi 6 për qind prej tyre janë me arsim të lartë. Mungesa e përvojës së punës është një nga shkaqet kryesore, për të cilët të rinjtë të porsa mbaruar nuk arrijnë të fillojnë punë. Ja përse shumë prej tyre kërkojnë mundësi të ndryshme për zhvillimin e praktikës, përderisa akoma mësojnë në universitet. Një nga variantet është nisma “Punësimi i të rinjve” që financohet nga Programi i ri Operativ “Zhvillimi i Rezervave Njerëzore”. Për vitet 2015 dhe 2016 në kuadrin e tij parashikohen 35 milion euro, me të cilët të ndihmohen përafërsisht 8000 veta deri në 29 vjet të fillojnë punë. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar disa kompani bullgare dhe të huaja u krijuan një “Aleancë e rinisë”. Ideja prapë ishte që t’u japin shans bullgarëve të rinj për punë. Një mundësi për gjetjen e punës, që preferohet nga studentët është forumi “Ditë Kombëtare të Karrierës – karrierë e mirë, jetë e mirë”. Gjatë kësaj periudhe ata mund të takohen me përfaqësues të biznesit dhe të gjejnë vendin e tyre në tregun e punës. Edicioni i sivjetshëm i këtij forumi i katërmbëdhjeti me radhë fillon më 10 mars në Sofje. Në kuadrin e një muaji kjo veprimtari do të organizohet në gjashtë qytete akademike – Varnë, Veliko Tërnovo, Ruse, Svishtov, Pllovdiv dhe Burgas. Sipas traditës organizator është Kompania e Resurseve Njerëzore dhe Sajt për Karriera Job Tigër. Statistika tregon se gjatë viteve, që kur organizohet kjo ekspozitë ajo u frekuentua nga më se 187 000 të rinj, 32 000 prej të cilëve arritën të nisin stazhin ose karrierën e tyre. Sivjet organizatorët presin që vetëm në Sofje ekspozita “Ditë kombëtare të karrierës” të frekuentohet nga afro 12 000 veta.

“Shumë kemi folur për rëndësinë e stazhit. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse ky është vendi i parë, në të cilin studentët shikojnë çfarë bëhet në punë dhe atë që mësojmë për çfarë mund të shfrytëzojnë – tregon Svetllozar Petrov – shef i firmës Job Tajgër. – Kështu ata kanë mundësi të orientohen, a është profesioni i zgjedhur prej tyre më i përshtatshmi për ta, të zbulojnë çfarë tjetër duhet të mësojnë. Krahas kësaj ky është edhe një start i mirë në karrierë, sepse punëdhënësit preferojnë njerëzit, që kanë stazh paraprak. Ata që mbarojnë studimet e larta mund të gjejnë punën e tyre të parë në kuadrin e forumit. Gjatë viteve shumë të rinj filluan punë në sajë të forumit tonë dhe tani disa prej tyre edhe ndodhen në anën tjetër të banakut, domethënë ata zgjedhin njerëzit më të përshtatshëm për kompanitë e tyre.”

Sipas traditës në kuadrin e forumit studentët do të kenë mundësi jo vetëm të takohen me punëdhënës, por edhe të konsultohen me specialistë si të përgatitin CV dhe një letër motivues, si të sillen gjatë intervistës për punë dhe këshilla të tjera të dobishme. Ekspertë nga Job Tiger do të organizojnë seminare, në kuadrin e të cilëve do të trajnojnë të rinjtë si të shfrytëzojnë rrjetet sociale në kërkimin e punës dhe si të bëhen më aktivë.

Me çdo vit, që po kalon po shtohet interesi ndaj forumit “Ditë Kombëtare të Karrierës” jo vetëm nga ana e të rinjve, por edhe nga ana e biznsit. Më se 860 janë kompanitë që u përfshin në të gjatë viteve. Tradicionalisht pjesëmarrje më aktive kanë firmat e kryeqytetit. Për edicionin e sivjetshëm deri tashti u regjistruan më se 120 firma. Pllovdivi dhe Varna janë dy qytetet e tjera, ku biznesi përfiton aktivisht nga mundësia të gjejë krahë të punës në kuadrin e këtij forumi rinor. Cilat nga sektorët shfaqin interes më të madh ndaj veprimtarisë, përgjigjet zoti Petrov:

“Ka shumë kompani prodhuese dhe finance. Prezantohen edhe kompani që punojnë në fushën e shërbimeve dhe telekomunikacioneve. Nuk duhet të harrojmë edhe kompanitë e teknologjive të informacionit dhe qendrat coll. Biznesi prezantohet në ato ditë, sepse ka nevojë për kuadro të kualifikuara të punës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD