Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria dhe “Uestinghaus” ende janë duke biseduar mbi modelin financiar të bllokut të shtatë

БНР Новини
Foto: BGNES

Ngjarjet gjatë disa ditëve të fundit na rikujtuan se Bullgaria po bën përpjekje për diversifikimin e furnizimeve energjetike edhe në energjetikën bërthamore. Po vazhdojnë bisedimet me kompaninë amerikane “Uestinghaus” për ndërtimin e një reaktori të ri bërthamor AP1000 në bllokun e shtatë të ardhshëm të Centralit Atomik “Kozlloduj”. Reaktori do të kushtojë 4.7 mlrd euro, kurse çmimi i përbashkët i bllokut, i cili përfshin dhe pajise të tjera, do të jetë rreth 6.9 mlrd euro. Llogaritjet paraprake për çmimin dhe potencialin e projektit janë bërë në kuadrin e marrëveshjes aksionare midis kompanisë energjetike dhe Holdingut Energjetik Bullgar, nënshkruar në mes të vitit 2014. Të dhënat i shpalli Zëvendëspresidenti i “Uestinghaus” Azis Dag gjatë debateve “Sigurimi energjetik dhe aksesi nëpërmjet diversifikimit energjetik”.

Me rastin e modernizimit të blloqeve 5 dhe 6 të Centralit Atomik “Kozlloduj”, Azis Dag komentoi: “Rehabilitimi i blloqeve 5 dhe 6 të Centralit Atomik “Kozlloduj”, me vlerë rreth 89 mln euro, është financuar nga banka amerikane “Eksimbank”. Shpresojmë ta thellojmë partneritetin tonë në sektorin energjetik edhe sa i përket ndërtimit të bllokut 7 të centralit.”

Nga gjithçka e thënë nga Azis Dag, mund të bëhet përfundimi se “Eksimbank” është një partner financiar potencial edhe i projektit për bllokun e shtatë, në qoftë se miratohet.

“Të ardhurat nga shitja e rrymës elektrike gjatë 20 viteve në vijim, në qoftë se qeveria dhe “Uestingaus” e finalizojnë marrëveshjen, do ta kapin shumën 11.1 mlrd euro, gjë që e bën kapacitetin e ri shumë të leverdishëm për ekonominë bullgare”, komentoi gjithashtu ai.

Aktualisht vendi ynë po eksporton rrymë elektrike për Turqinë dhe kjo sipas ekspertëve energjetikë nga “Uestinghaus” nuk do të ndryshojë, megjithë katër reaktorët bërthamorë, të cilët janë në proces ndërtimi në vendin fqinj në kuadrin e një projekti rus. Ata nuk do të mund të mbulojnë nevojat në rritje të Turqisë, e cila çdo vit importon energji elektrike me vlerë rreth 53.3 mlrd euro.

Realizimi i projektit do të çojë në hapjen e mbi 20 000 vendeve të reja të punës, kurse kjo do ta ulë papunësinë në vendin tonë me rreth 4 për qind dhe krahu i punës do të mbetet në Bullgarinë Veriperëndimore, tregojnë gjithashtu sondazhet e një kompanie inxhinierike amerikane.

Çmimi bazë i rrymës elektrike, që do të prodhohet gjatë 60 viteve në vazhdim nga centrali, çmim ky i cili përfshin shpenzimet për ndërtimin, sigurimin e lëndës djegëse dhe mirëmbajtjen, do të jetë me rreth 67 euro (megavat-orë).

Aktualisht energjia e prodhuar nga Centrali Atomik “Kozlloduj” kushton 30 euro/megavat-orë, që shpjegohet me faktin se tani blloqet funksionuese 5 dhe 6 të Centralit Atomik janë ndërtuar para më shumë se dy dekada, me çmime më të ulëta. Po të bëjmë një krahasim, sipas llogaritjeve të “Rosenergoatom” çmimi bazë për projektin e ndaluar për ndërtimin e Centralit Atomik “Belene” ishte rreth 75 euro/megavat-orë.

Marrëveshja aksionare, që u lidh ditët e fundit të kabinetit të Pllamen Oresharskit, parashikon që në kompaninë e re “Centrali Atomik Kozlloduj – kapacitete të reja” përqindjet të shpërndahen sa vijon: 70 për qind për Centralin Atomik “Kozlloduj” dhe 30 për qind për “Uestinghaus”. Angazhimi i “Uestinghaus” është që të sigurojë dhe të montojë reaktorin dhe pas përfundimit të ndërtimit të dalë nga projekti, kurse shteti dhe centrali atomik të mbeten pronarët e tij. Kryeministri Bojko Borisov disa herë ka deklaruar se projekti do të ketë kuptim vetëm në qoftë se “Uestinghaus” bën pjesë atje si investitor. Sipas fjalëve të Majkël Kërst, Zëvendëspresidentit të kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me shtetin bullgar për caktimin e modelit financiar.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 krijuam një grup pune bashkë me qeverinë e re, qëllimi i të cilit është arritja e trashëgimisë dhe miratimit të projektit. Për temën e energjetikës bërthamore në Bullgari ka kaq shumë pikëpamje, sa janë edhe njerëzit.”

Pritet që vendimi përfundimtar i investimit për projektin të merret deri në vitin 2018-2019 dhe kapaciteti i ri të fillojë së funksionuari deri në vitin 2025.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD