Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia “Tristan dhe Izolda” në skenën e Operës së Sofjes

БНР Новини
Foto: BTA

Një artistizëm, krahas me mjeshtërinë teknike të të kënduarit – të tilla janë kriteret e teatrit të Vagnerit, të cilat tanimë janë të njohura mirë nga trupa e Operës së Sofjes. Titulli i premierës në afishen është “Tristan dhe Izolda”. “Me këtë krijim, Rihard Vagneri definon filozofinë e vet në arritjen e impulsit suprem dhe kuptimit të jetës, me kuptimin se, vetëm përmes dashurisë njeriu mund të gjejë vetveten” – gjykon regjisori Pllamen Kartallov.

Konsulenti gjuhësor dhe stilistik i projektit Rihard Trimborn nga Gjermania thotë: “Pikërisht përpara një viti, gjatë muajit shkurt filluam punë. Në ndryshim nga krijimet e tjera të Vagnerit, ajo ka shprehje të pasur të emocioneve të brendshme. Kjo është një sfidë përpara realizimit të saj skenik. Komplimente për artistët e Operës së Sofjes, të cilët i përkushtuan forcat e veta, talentin, entuziazmin.”

Dy janë dirigjentët e shfaqjes: Velizar Gençev i njohur nga publiku bullgar dhe Konstantin Trink nga Gjermania. Që nga viti 2009, z. Trinks është drejtor i përgjithshëm muzikor në Teatrin Shtetëror të Darmshtatit, i cili ka marrë pjesë dhe në një sërë skenash botërore.

“Në Sofje jam për herë të parë dhe më bën një përshtypje të madhe thellësinë e interpretimit të krijimit nga artistët bullgarë. Takova një vëmendje të madhe dhe dëshirë për punë. Opera nuk është e vënë në Bullgari, kurse kjo e bën detyrën tonë edhe më përgjegjëse. E dimë se tetralogjia “Unaza e Nibelungës” nga Vagneri ka pasur një sukses të madh. Jam i lumtur se mund të punoj mbi “Tristan dhe Izolda” dhe të mbledh frutat nga përvoja e grumbulluar nga pesë vjetët e kaluara në stilin gjerman.”

Në një mahnitje nga dirigjenti Konstantin Trinks është sopranoja Cvetana Bandallovska, e cila do të përfshihet në rolin e Izoldës. “Me një rëndësi të madhe është që midis këngëtarit dhe dirigjentit të ketë besim të madh” – tha ajo dhe pohoi se, kjo është një ngjarje në karrierën e saj. Cvetana Bandallovska shtoi: “Për mua “Tristan dhe Izolda" është opera e operave, sepse në të është fshehur enigma e shpirtit njerëzor. Në final heroina ime ngjitet në një përmasë tjetër, fluturon në një hapësirë të ndryshme. Aty ka qenie të tjera, dritë të tjera – kontrolli i artistit duhet të jetë i madh.”

СнимкаE vështirë në të njëjtën kohë mjaft interesante për t’u përjetuar është “Tristan dhe Izolda” e Vagnerit. “Roli i Izoldës është ëndërr nga periudha e kohës kur kam qenë studente, kurse kjo ka qenë përpara shumë kohe – tregon Mariana Cvetkova. – I jam shumë mirënjohëse Pllamen Kartallovit, se ndihmoi ta realizoj. Krijimi na zhyt në një magji të vërtetë dashurie. Për mua kjo është opera e tetë nga Rihard Vagneri, në të cilën luaj një rol të madh. Duket se e dua shumë.”

Për spektaklet e “Tristanit dhe Izoldës” vjen publik nga bashkësitë e Vagnerit nga Gjermania. Drejtori i Operës së Sofjes Pllamen Kartallov pohon se me qëllim po e zgjeron repertorin e teatrit, që të mund krahas me repertorin italian, francez dhe rus, të marr pjesë dhe ai gjerman. “Sfida tjetër është ta prezantojmë Vagnerin në Gjermani dhe tanimë po punojmë mbi këtë projekt” – tha ai. “Kjo do të bëhet gjatë muajit shtator në zemër të Bavarisë në një teatër përrallor në qytetin Fjusen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD