Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja kërkon, por ende nuk zbulon alternativë reale të gazit rus

Foto: arkiv

Javën e kaluar Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Daniell Mitov diskutoi gjatë vizitës së tij zyrtare në Sllovaki të ashtuquajturin propozim sllovak “Eastring” për krijimin e infrastrukturës për gazin natyror, nëpërmjet së cilës Evropa Juglindore të marrë lëndën djegëse blu nga Evropa Veriore dhe Perëndimore. Infrastruktura në fjalë do të ishte lidhur me qendrën turke, që parashikohet në kuadrin e realizimit të projektit “Rryma Turke” dhe do të lejonte furnizime përmes Turqisë të gazit nga pellgu i Kaspikut, Iraku, Irani dhe Mesdheu Lindor. Pas vizitës së Ministrit Mitov në Sllovaki bisedimet për propozimin “Eastring” vazhduan në nivelin e ekspertëve në Sofje dhe ditën e diel u bë e qartë, se Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia janë gati të nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e gazsjellësit “Eastring” nga kufiri sllovak-ukrainas deri atë bullgaro-turk. Gazsjellësi do të hynte në shfrytëzim në vitin 2018 dhe kapaciteti i tij mund të arrijë deri në 40 mlrd metra kub gaz për vit.

Një ditë përpara vizitës së Ministrit Mitov në Sllovaki, Kryeministri Bojko Borisov diskutoi në Sofje me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev idenë për shkrirjen e projektit të gazsjellësit transkontinental “Nabuko”. Edhe ky projekt si “Eastring” do të furnizonte Bullgarinë me gaz me origjinë jo ruse. Borisovi tha, se me Alievin do të shtrojnë pa vonesë çështjen para KE, por ekspertë shënuan, se në fakt projekti për gazsjellësin “Nabuko-Perëndim” nuk ishte ndërprerë me vendim politik, por me vendim të aksionarëve në të.

Këmbëngulja me të cilën autoritetet bullgare kërkojnë alternativë të furnizimeve ruse të gazit është e kuptueshme, duke pasur parasysh ndërprerjen e pritshme të transitit të tyre përmes Ukrainës. Rreziqe për një krizë të gazit siç ishte ajo e vitit 2009 kishte edhe qeveria teknike, që ishte në pushtet para kabinetit “Borisov”, dhe e cila ndërmori masa urgjente për parandalimin e saj. U zhvilluan bisedime me Athinën, me te cilën Sofja ka marrëveshje për marrjen e gazit në kushtet e krizës, por në rast krize edhe vet Greqia do të ishte në situatë të tillë. Në atë kohë si varianti më serioz u konsideruan furnizimet e gazit azerbajxhanas në kuadrin e projektit të Korridorit Jugor të Gazit. Bullgaria ka marrëveshje me Azerbajxhanin për importin e 1 mlrd metrave kub gaz për vit nga burimi Shah Deniz, por ndërtimi i gazsjellësit përkatës filloi në vitin 2014. Nuk janë ndërtuar dhe lidhjet e interkoneksionit të sistemit bullgar me Turqinë dhe Greqinë që janë pjesë prej tij dhe për të cilat flitet prej vitesh.

Përpjekjet e Bullgarisë që të kapërcejë vartësinë e vet të jashtëzakonshme prej furnizimeve të gazit rus janë të kuptueshme, por jo edhe për KE. Botimi elektronik EurActiv, pranë KE, njoftoi dje, se në Bruksel një këshilltar në drejtorinë “Energjetika” pranë KE ka bërë publikisht konstatimin, se Bullgarisë i mungon vullnet politik për të ndërtuar lidhje të gazit me shtetet fqinje dhe në këtë mënyrë të pakësohet vartësia e saj prej gazit rus. Ka pasur shumë mundësi, të cilët nuk përdoren për shkak të kufizimeve rregulluese dhe politike. Sipas këshilltarit në fjalë, KE tashmë ka ofruar shumë mjete për gazsjellësin me Serbinë, por ai nuk zbatohet, për shkak të mos dëshirës së autoriteteve vendase. Po kjo vlen edhe për gazsjellësin me Greqinë. Vërejtje kritike eksperti ka drejtuar edhe në adresë të marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Rumanisë, dhe Bullgarisë dhe Turqisë, të cilat nuk mund të merren vesh për gazsjellëse të reja. Sipas përfaqësuesit të KE, në sfondin e këtyre problemeve Bullgaria nuk ka të drejtë të flasë për një projekt të ri “Nabuko”. Në këto rrethana, me datë të sotme, mundësitë për një alternativë reale të furnizimeve të gazit rus janë të paqarta, së paku në plan afatshkurtër. Por nënkuptohet, se duke pasur parasysh nevojën e ndërtimit të infrastrukturave të reja të gazit dhe të arritjes së marrëveshjeve me vendet fqinje, alternativa është e arritshme jo në plan afatshkurtër, por afatmesëm dhe me siguri me çmim më të lartë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..

botuar më 25-02-15 2.30.MD
Godina e MPJ-së në Sofje

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dënon deklaratat e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..

rinovuar më 25-02-13 10.22.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..

botuar më 25-02-08 9.35.PD