Për një vizite pa precedentë në Sofje është një biznes delegacion britanik Mega Mission 2015 me pjesëmarrjen e më shumë se 50 kompanive prijëse, që kanë ndërmend të investojnë në Bullgari në sektorët e energjetikës bërthamore, naftës dhe gazit natyror, mjedisit dhe ujërave dhe transportit publik. Delegacioni është organizuar nga Departamenti qeveritar britanik për tregti dhe investime dhe është pjesë e kompanisë “Great Britain”, me të cilën qeveria promovon Britaninë e Madhe si vend për biznes, arsimim dhe dëfrim.
Delegacioni kryesohet nga Brian Wilson biznes ambasador i Kryeministrit Britanik, ish Ministër i Energjetikës, anëtar i Këshillit Konsultativ të qeverisë dhe Drejtor në klubin futbollistik “Seltik”. Sipas fjalëve të Wilsonit, Bullgaria është zgjedhur të marrë pjesë në “Great Mega Mission 2015” për shkak të mundësive joshëse për investime, që ofron. Në sektorin e energjetikës bërthamore zhvillohen tenderë për nxjerrjen nga shfrytëzimi të blloqeve 1,2,3 dhe 4 të Centralit Atomik “Kozlloduj” në vlerë 500 milionë eurosh, pritet një konkurs për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të bllokut të 5 dhe të 6 të Centralit atomik. Bullgaria planifikon investime në masë prej 554 mln eurosh për modernizimin e sistemit të saj të transportimit të gazit. Në drejtim të infrastrukturës së transportit 700 mln euro nga fondet evropiane, të parashikuara për Bullgarinë në periudhën 2014-2020, do të caktohen për projekte të rëndësishme hekurudhore. Ekzistojnë mundësi për ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrugëve, p.sh. të segmenteve të autostradës “Struma”.
Në hapjen e sesionit plenar të “Great Mega Mission 2015” Presidenti Rosen Plevneliev karakterizoi marrëdhëniet ekonomike midis Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe kështu: “Britania e Madhe është një partner i rëndësishëm tregtar-ekonomik për vendin tonë. Shkëmbimi tregtar rritet në mënyrë të qëndrueshme me 10% çdo vit. Me investime mbi 2,1 mlrd euro Britania e Madhe është investitori i pestë më i madh në Bullgari. Vlerësojmë lartë çdo investim të Mbretërisë së Bashkuar në Bullgari.”
Duke përgjithësuar planet e qeverisë së re të Bullgarisë, Presidenti theksoi reformat në kuadrin e projektit “Bullgaria 2020” dhe shpjegoi pse Bullgaria duhet të jetë treg strategjik për investitorët: “Qeveria e re bullgare i shtron vetes objektiva serioze, ambicie për reforma. Bullgaria ka programin e vet kombëtar të zhvillimit “Bullgaria 2020”. Bullgaria ka ambicie të qarta për reforma në sektorët kryesorë të ekonomisë, ajo ka një vendndodhje strategjike dhe treg me perspektiva.”
Tomosllav Donçev, Zëv/Kryeministër mbi Fondet Evropiane dhe Politikën Ekonomike i siguroi investitorët, se prioritet numër 1 për qeverinë është stabiliteti. Ai tha gjithashtu, se Bullgaria ka shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat presin investitorët britanikë.
“Këtu kemi shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat dëshirojnë të bëhen partnerë tuaj. Lajmi i mirë është, se shtatë programe operative të periudhës së mëparshme operative punojnë, parat janë në qarkullim, kthehen në investime. Lajm tjetër i mirë është, se me gjithë vonesën që kemi, katër prej programeve operative janë tashmë të miratuar për periudhën 2014-2020.”
Tomosllav Donçevi tha gjithashtu, se tregu bullgar është një mundësi e mirë për të gjitha kompanitë, që janë aktive në tregun e gazit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..