Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e mallrave “Besojini prodhimit bullgar”

БНР Новини

Deri më 22 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje mbahet Ekspozita e 4-të e mallrave bullgare. 80 ndërmarrje të vogla me veprimtari në industrinë e lehtë ekspozojnë prodhimet e veta në kuadër të aktivitetit “Besojini prodhimit bullgar”. Ky aktivitet i është kushtuar Ditës Botërore të Konsumatorëve – 15 mars dhe bën pjesë në listën e aktiviteteve të Dhomës Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë, e cila shënon 120-vjetorin e saj.

СнимкаAktivitete të tilla zakonisht tregojnë aftësitë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkatësisht gjendjen e tyre në ekonominë bullgare. A u përgjigjen ato kërkesave të konsumatorëve bullgarë.

Prodhuesit bullgarë të ushqimeve, pijeve dhe kozmetikës kërkohen në tregun bullgar. Konsumatorët vendorë janë tërhequr jo vetëm nga cilësia e produktit të dhënë, por dhe nga ambalazhet e tij të bukura dhe uljet e zakonshme që bëhen. Sipas agjencisë së statistikës së tregut GfK Bullgari, në vitin 2014 ndër më të kërkuarat ka qenë bulmeti dhe mishi vendor, ndërsa jo aq të kërkuara – ëmbëlsirat dhe pijet jo-alkoolike. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës produktet bullgare të mishit gëzojnë interes të madh dhe jashtë shtetit.

СнимкаSondazhi i agjencisë GfK Bullgari nuk përfshin fushën e kozmetikës. Po, ja se ç’ka mendon, zëvendës kryetari i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë në Bullgari, z. Georgi Stoev:

“Për sa i përket kozmetikës, ka produkte shumë cilësore të cilat nuk janë brande me famë botërore, shpjegon eksperti Stoev. – Kjo është ashtu sepse ndërmarrjet e vogla nuk mund të realizojnë përmasat minimale të eksportit, pra nuk e kanë qarkullimin e mjaftueshëm për tregjet e huaja.”

СнимкаNdër produktet kozmetike me interes janë ato të bëra nga argjila natyrale, ekstrakti i kërmijve dhe dhjama e strucit. Mendohet se këto produkte janë efektive kundër shfaqjes së rrudhave. Bile produktet janë me çmime të favorshme – 5, 10 euro.

Jo shumë të kërkuara janë veshjet, këpucët dhe çantat bullgare. Sepse modelet më tepër i referohet periudhës së viteve të 70-ta dhe 80-ta. Megjithatë çmimet janë të favorshme. Në fakt, kapaciteti i rrobaqepësisë bullgare shfrytëzohet nga firmat e huaja. Dhe një pjesë e madhe e ndërmarrjeve të rrobaqepësisë në Bullgari punojnë me materialet e porositësit.

СнимкаNë stendat e ekspozitës mund të shihen mallra artizanale – luga prej druri, punime zbukuruese prej druri dhe rruaza të ndryshme. Po ahstu mund të shihen shapka prej lëkure dele etj.

Për mendimin e z. Georgi Stoev përkufizimi “mall bullgar” është me kusht, sidomos kur flasim për ushqimet, punimet prej lëkure dhe kozmetikën: “Po thuaj se nuk ka 100 për qind mallra bullgare. Pavarësisht vendit të prodhimit,  në produkte ka gjithnjë e më shumë pjesëmarrje ndërkombëtare. Kur ka krizë financiare, konsumatorët kërkojnë produkte me çmime të ulëta. Ky fakt ndikon mbi cilësinë e mallit. Çmimet e produkteve bullgare jo gjithherë janë më të ulëta.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: BGNES dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD