Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi i parë i Konstantin Kacarskit – Koka Mass Jazz

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Koka Mass Jazz është pseudonimi artistik i Konstantin Kacarskit – një muzikant i njohur me punën e tij bashkë me grupet bullgare Bluba Lu dhe Lepra De Luks. Ai është kompozitor, DJ, u bie instrumenteve me goditje dhe atyre me tastierë. Albumi i debutimit i Koka Mass Jazz-it është me titull “Groovy Jam Shos”. E prezantojmë paraprakisht sepse prezantimi tij zyrtar do të zhvillohet më 31 mars.

Ja se çfarë na tregoi muzikanti Konstantin Kcarski: “Projekti Koka Mass Jazz filloi në vitin 2013, kur bëra incizimet e para, por ideja është më e vjetër. Acid Jazz, funk dhe soul – kjo është muzika e cila më pëlqen dhe më frymëzon. Me babin tim së bashku dëgjuam rubrikën e Radios Kombëtare Bullgare për muzikë jazz “Rreth mesnatës”. Kur isha gjashtë vjeçare fillova me piano, por së shpejti fillova t’i bjerë edhe baterisë. Mësuesi im ishte Hristo Jocov (jazzman, baterisrt, kompozitor). Për mua ishte me rëndësi që të krijojë një tingull të vet të kompozimeve të përfshira në album. Dëshira ime ishte që të ai të dallohet në sfondin e të gjitha këngëve të muzikës soul dhe funk. Albumi “Groovy Jam Shoes“ është me 12 interpretime. Unë jam autori i muzikës dhe aranzhimeve, tekstet i përkasin Denica Georgievës – Sihaja. E incizuam bashkë me shokët e mi që janë muzikantë: Georgi Janev – kitarë, Petko Sllavov – bas, Martin Tashev – trombë, Dimitër Ljolev – saks, Milen Kukosharov – piano. Në të interpreton dhe babai im. Vokalet i përkasin Denicës. Me Denicën u takuam pas pjesëmarrjes së saj në një shou muzikore televizive në vitin 2009. Projekti Koka Mass Jazz në fillim ishte vetëm instrumental, por pasi e ftova Denicën ideja fillestare u ndryshua. Ajo shkuan për herë të parë tekste për kënga. Që nga viti 2013 bëjmë koncerte. Për promovimin e albumit do të ftojë disa muzikantë, njëri prej të cilëve do të vijë nga ShBA-ja. Përveç në Sofje, albumin do ta prezantojmë në Plovdiv, Varna dhe Burgas. Kemi dhe faqe në facebook, në të cilën do t’i njoftojmë datat e koncerteve.”


“Duke krijuar muzikë kurrë nuk kam vërë kufi dhe kurrë nuk kam menduar në mënyrë lokale – vazhdoi Konstantini. – Akoma në vitin 2004 interpretime tona ishin përfshirë në kompilimin e LTJ Bukem-it, “Earth 007” për Good Looking Records. Radioja polake RAM 6 bëri një kompilim me muzikën tone dhe ne kishim disa koncerte në Poloni. Tani producenti ynë është Cold Busted Records nga ShBA-ja. Para disa javëve Cold Busted Records lëshuan 5 plakat e para. Ata ishin shitur shumë shpejt dhe morëm komente të mira nga adhuruesit.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD