Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Evropiane e Investimeve financon efikasitetin energjetik dhe projektet sipas planit të Junker-it

Foto: arkiv

Gjatë vitit 2014 Banka Evropiane e Investimeve (EIB) i ka dhënë Bullgarisë 610 mln euro, pra me afro 123 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë. Këtë e bëri me dije Zëvendës presidenti i Bankës, z. Laslo Baranjaj. Në periudhën 1992-2014 Banka Evropiane e Investimeve ka financuar projekte në vlerë 4.2 mlrd euro.

Sivjet Banka do të financojë projekte sipas Fondit Evropian për Investime Strategjike, të njohur si “plani i Junkeri-it”, dhe po ashtu projekte lidhur me efikasitetin energjetik. Këtu bëhet fjalë për interkonektorin për gaz midis Bullgarisë dhe Greqisë. Me interes po ashtu janë projektet në fushën e ekologjisë si menaxhimi i mbeturinave dhe pastrimi i ujërave. Njëri nga projektet e përbashkëta të Bankës dhe Bullgarisë, i cili projekt u nënshkrua në fillim të këtij viti, është ndërtimi i sistemit për administrim të trafikut në transportin urban. Gjatë vitit 2014 Banka Evropiane e Investimeve i dha Bashkisë së Sofjes 40 mln euro për të blerë tramvaj dhe autobusë sipas programit të BE-së “Mjedisi”.

“Gjatë 2014-ës Banka i dha Bullgarisë 500 mln euro për të realizuar projektet evropiane lidhur me transportin dhe mjedisin në periudhën 2014-2020”, vë në dukje z.Laslo Baranjaj.

Gjatë vitit të kaluar Banka Evropiane e Investimeve u ka dhënë asistencë kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të cilat janë ndarë rreth 49 për qind prej të gjitha mjeteve. Drejtimet e tjera kryesore janë transporti, komunikimet, ujësjellësit, kanalizimet dhe përpunimi i mbeturinave, shërbimet dhe bujqësia. Zëvendës ministri i Financave Frezi Bekir vlerësoi lartë partneritetin midis qeverisë dhe bankës.

“Banka Evropiane e Investimeve është partner i rëndësishëm dhe ka rol kyç në shtimin e investimeve private në Bullgari dhe në vendet e tjera anëtare të BE-së. Qeveria bullgare e vlerëson lartë këtë asistencë, e cila  kontribuon në përmirësimin e kushteve ekonomike të vendit. Banka Evropiane e Investimeve është partneri kryesor në realizimin e projekteve të energjetikës, transportit dhe ekologjisë.”

Ndër projektet e mëdha të financuara nga Banka Evropiane e Investimeve vitin e kaluar janë rinovimi i linjës hekurudhore Plovdiv-Septemvri, Plovdiv-Sofje, si dhe etapa e dytë e ndërtimit të metros në Sofje. Gjatë vitit të kaluar në dobi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Banka Evropiane e Investimeve ka dhënë 110 mln euro.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD