Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A shpërbëhet apo degjeneron perandoria e Cvetan Vasillevit?

БНР Новини
Foto: BGNES

Siç duket perandoria e biznesmenit famëkeqe Cvetan Vasillev që ka ikur nga Bullgaria po shpërbëhet apo degjeneron. Deri në vitin e kaluar oligarku, siç e kanë quajtur disa, dhe i cili u bë i njohur me kombinimet e tij politike dhe të biznesit, zotëronte kompani, koncerne, banka, uzina, media dhe bile klube futbollistike dhe deputetë evropianë në vlerë totale prej afro 10% prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Pas serisë se skandaleve dhe konflikteve me figurat me influencë më të madhe të skenës politike, doli në pah e vërteta për bankën e katërt për nga madhësia në vend – të Bankës Korporative Tregtare që gjithashtu ishte pronë e biznesmenit. Ajo u ndodhë në situatë të paaftësisë paguese, së pari ishte mbyllur dhe pas kësaj autoritetet e privuan nga licenca. Mbeti një borxh ndaj depozituesve prej 2 mlrd eurosh, të cilët u paguan nga Fondi për garantimin e depozitave dhe nga shteti me ndihmën e një borxhi të ri publik. Tani i vjen radha Telekomit-it BTK, i njohur nën markën tregtare Vivakom, i cili gjithashtu ishte nën kontrollin e këtij biznesmeni gjoja në prosperitet, plus akoma katër kompani kyçe për ekonominë bullgare, njëra prej të cilave është për armë. Kjo u bë pasi shteti si kreditori më i madh i ish bankës, mori masa ligjore që t’i kthejë vetes pjesë prej parave me të cilat ishin shlyer shumat e depozituesve. Për një nismë të tillë të rrezikshme u gjendën disa veta të panjohur – francezë, belgë dhe rusë, që pretendojnë, se përfaqësojnë fondin evropian të investimeve LIC33.

Në vetë ditën kur u shpallë synimi i këtyre “investitorëve evropianë” të marrin kontrollin mbi Telekomin ishte vënë në internet dhe faqja e kompanisë. Në të nuk ka ndonjë informatë  që meriton vëmendje për aktivitetin e saj, përveç oreksit të saj  ndaj Bullgarisë dhe premtimit, se do të paguajë borxhet e 5 kompanive të Cvetan Vasillevit prej 900 mln eurosh. Ndërkohë u bë e njohur, se në këtë deklaratë mund të ketë dozë të së vërtetës sa u përket pronësisë së BTK, pasi u njoftua se pronari i saj mazhoritar deri para pak kohe Cvetan Vasillev, ka lidhur kontratën me fondin evropian të investimeve LIC33 në Luksemburg. Sa i kanë paguar, nuk dihet, përmendet  se bëhet fjalë për shumën atraktive prej 1 eurosh, e cila duket e vërtetë, duke pasur parasysh, se blerësit marrin përsipër borxhe prej afro 1 mlrd eurosh.

Interes të madh publik dhe mediatik shkaktuan aktorët në këtë operacion të pa qartë tregtar-financiar rreth Telekomit BTK. Botimet e autoritetshme në vend zbuluan gjurmën ruse, duke përmendur qartë emrin e presidentit rus Vladimir Putin, ishte përfshirë dhe kisha ortodokse ruse. Rusia është një vend i fuqishëm në drejtim ekonomik dhe më një spektër të gjerë interesash ndaj Bullgarisë që e ka shumë të afër nga pikëpamjet historike, kulturore dhe fetare. Por në kushtet e konfrontimit midis qytetërimit perëndimor dhe Rusisë, bile edhe Sofja është e detyruar të marrë në konsideratë anëtarësimin e saj zyrtar në BE dhe në NATO. Në një apo tjetër mënyrë, autoritetet bullgare të joshur nga 900 mln eurot që eventualisht mund të hynin në arkat e shtetit, do të kenë të vështirë t’i dorëzojnë në duar të panjohur aktivet strategjike të ish Telekomit shtetëror me tërë rrjetin e tij fiks dhe mobil, që ende kanë rëndësi për sigurinë kombëtare. Në çdo rast edhe pa marrë vendim, qeveria vendosi të kontrollojë prejardhjen e mjeteve, të cilët “investitorët evropianë” premtojnë t’i gjejnë, nuk duhet nga dhe si, për t’i investuar në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD