Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revizioni i Kodit të Procedurës Penale po përparon

Zëvendësministri i Drejtësisë Petko Petkov
Foto: BGNES

Më 25 mars Parlamenti Bullgar miratoi në lexim të parë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Korrigjimet ishin parashtruar nga grupe të ndryshme parlamentare dhe ishin miratuar me një unanimitet të pazakonshëm për organin ligjvënës. Detyra e tyre kryesore është të rritet efektiviteti i masave të sigurisë dhe të formave të tjera të procedurave detyruese që u imponohen personave të pandehur. Një vëmendje e veçantë i kushtohet parandalimit të mundësisë që kriminelët e dënuar të fshihen nga ligji, duke aplikuar mbikëqyrje mbi ta. Në lidhje me përndjekjen e tyre me anën e byzylykëve elektronikë, Zëvendësministri i Drejtësisë Petko Petkov komentoi për Radio Bullgarinë, se kjo masë përdoret për raste të kufizuara dhe nuk mund të zgjidhë problemet me kërkimin e personave, që duhet të vuajnë dënimin e tyre për krime.

“Kur shpallet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, kjo mbikëqyrje është shumë e përshtatshme, sepse jep mundësi për një kontroll më të mirë me shpenzime më të vogla, tha Petkov dhe shtoi: Që t’u vendosen byzylykë të tillë personave që kanë kryer krim të rëndë, nevojitet urdhër i gjykatës. Sipas Zëv/ministrit, duhet të përmirësohet cilësia e punës të shërbimeve të kërkimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme:

“Nga herë është e pamundur të gjenden personat, të cilët bile nuk fshihen. Kështu që për këtë rast çështja ka të bëjë me kapacitetet e MPB – a kanë nevojë punonjësit e saj për trajnime dhe përgatitje suplementare apo është fjala për raste, në të cilat një person medashje nuk kërkohet, shtron pyetjen Petko Petkov. Drejtimet e tjera strategjike në ndryshimet e rregullimit normativ të dënimeve parashikojnë lehtësimin e disa regjimeve dhe inkriminimin e veprave që deri tani nuk janë konsideruar si krim. Njeri prej këtyre propozimeve është i njohur që nga kabineti i mëparshëm i Partisë GERB dhe ishte parashtruar në vitin 2010, por nuk ishte miratuar. Ai parashikon që drejtimi i makinës në gjendje të dehur të mos konsiderohet si krim, por si shkelje. Sipas Petko Petkovit, në këtë mënyrë do të pakësohet puna e MPB dhe Prokurorisë me rreth 25% dhe ato do të mund të përqendrohen mbi krimet më të rënda.

“Aktualisht ky krim dënohet me heqje të lirisë deri në një vit, shpesh herë zëvendësohet me vënien në provë ose me heqjen e së drejtës të drejtimit të automjetit për një kohë më të gjatë – arsyeton Zëv/ministri Petkov. – E vetmja gjë që i intereson të pandehurit në çështje të tilla është afati gjatë të cilit nuk do të mund të drejtojnë automjetet. Afati i masës – heqja e së drejtës së drejtimit të automjetit, në fakt luan efektin më të madh.”

Para 5 vjetësh propozimi për inkriminimin e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur u ndesh me rezistencën serioze të organizatave joqeveritare dhe si rrjedhoje u hoq. Tani Ministria e Drejtësisë propozon:

“Inkriminimin e disa veprave, të cilat tani për tani nuk janë krim sipas Kodit Penal të Bullgarisë. Këto janë vepra që janë lidhur me derdhjen e mjeteve publike nga fondet evropiane. P.sh. vjedhja nga ana e një firme, mund të inkriminohet me sukses, sepse prek interesat e të gjithë qytetarëve, nga ana tjetër sistemi gjyqësor nuk arrin të zgjidhë këtë lloj sjelljeje.”

Ishte bërë propozimi edhe për inkriminimin e propagandës për urrejtje dhe dhunë mbi bazën e parimeve politike, por sipas Zëv/ministrit Petkov, propozimi do të bjerë, për shkak të mosmiratimit dhe rreziqeve për censurë politike. A do të ndodhet kjo do të shohim gjatë leximit të dytë të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD