Holdingu Energjetik Bullgar është pronari shtetëror i energjetikës në Bullgari. Ai kontrollon prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike dhe cakton rregullat e lojës në tregun e gazit. De facto bëhet fjalë për një monopol shtetëror, i cili teorikisht nuk është lejuar, sipas rregullave të Evropës, por praktikisht ekziston pa problem. Sigurisht që biznesi i tij nuk zhvillohet mirë, siç ndodhet me çdo një monopol shtetëror, fitimet e tij po ulen, borxhet po rriten. Mirëpo, sivjet filloi të flitet më seriozisht për liberalizimin e tregut dhe për shkurorëzimin e udhëheqësit. Struktura shtetërore fuqiplotë ra nën goditjet e Brukselit, i cili që prej kohe kishte dyshime për abuzimet nga ana e saj dhe për mosrespektimin e rregullave në tregun e lirë. Këto ditë Brukseli përsëri kërcënoi se do ta forcojë kontrollin, duke thelluar hetimin kundër Hodingut Energjetik Bullgar. Ai vuri në dukje gjithashtu se ka në plan të vendosë një gjobë prej 10 për qind të xhiros vjetore të Holdingut. Mirëpo, ai u përgjigj qetë se është duke u përgatitur një përgjigje ndaj shqetësimeve të Komisionit Evropian.
Ditën, kur Brukseli përsëri kritikoi strukturën energjetike, erdhi lajmi se agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings e vë kompaninë nën një mbikëqyrje speciale. Duhet shënuar se kjo tashmë u bë edhe nga agjencia tjetër e madhe e vlerësimit Standard&Poor’s që në fillim të marsit të këtij viti. Dhe kjo nuk duhet të na befasojë, pasi të dhënat paraprake shënojnë se humbjet e Holdingut për vitin e kaluar janë 260 mln euro. Këtu duhet shtuar dhe borxhi i papaguar prej 500 mln eurosh. E gjithë kjo e vë nën dyshim likuiditetin e tij, janë të mendimit ekspertët.
Ndërkaq, u shpallën të dhënat statistikore për pagat në sektorët e ndryshëm të vendit. Ato tregojnë qartë se punonjësit në energjetikë marrin pagat më të larta në Bullgari dhe kjo është në sfondin e gjendjes jo shumë të mirë të tërë sektorit. Vetë kryetari i Komisionit Energjetik të Parlamentit dhe ish-ministër Deljan Dobrev njoftoi se energjetika është sektori me paga më të larta dhe shpërblime më të larta sociale. Një shembull tjetër i “ndërtimit të komunizmit” në sektorin në fjalë është numri i punonjësve në Centralin Atomik “Kozlloduj” – 4200 veta. Sipas projektit të centralit të dytë atomik në Belene, ai duhej të dispononte gjithsej 800 punonjës, megjithë kapacitetin e njëjtë me atë të “Kozlloduj”.
Është dukshëm se energjetika bullgare ka nevojë për ndryshime, sidomos në sfondin e borxheve prej 1.6 mlrd eurosh të Kompanisë Elektrike Kombëtare, e cila është pjesë e Holdingut Energjetik Bullgar. Qeveria e tanishme përsëri filloi të shqyrtojë idenë nga përpara katër vitesh për privatizimin e pjesshëm të Holdingut Energjetik Bullgar nëpërmjet lëshimit të aksioneve të tij në Bursën Bullgare të Fondeve, ose në ndonjë treg tjetër kapitalesh. Mirëpo kjo u ndesh me rezistencën e disa rretheve politike, të cilat kanë frikë se si rezultat i një operacioni të tillë do të arrihet në rritjen e çmimeve të energjisë. Tani për tani çmimet nuk rriten megjithë logjikën ekonomike, gjë që nuk u siguron rentabilitet prodhuesve dhe furnizuesve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..