Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosi bullgar – mjekim shpresëdhënës i sëmundjes së Parkinsonit?

Ekipi i prof. Tejmuras Kurchalija (sipër në mes) nga Instituti “Maks Pllank”, në të cilin përfshihet shkencëtari i ri bullgar Sider Penkov (poshtë djathtas).
Foto: arkiv personal

Të shumta janë të dhënat e shkruara për prejardhjen e kosit bullgar, si dhe për ndikimin e tij të favorshëm mbi shëndetin e njeriut. Sipas studimeve të fundit ai mund të shfrytëzohet edhe për mjekimin e sëmundjes së Parkinsonit. Këtë konkluzion e bëri ekipi i profesorit Tejmuras Kurchalija nga Instituti i Biologjisë Molekulare dhe të Qelizave dhe të Gjenetikës “Maks Pllank” në Drezden. Në këtë ekip punon edhe shkencëtari i ri bullgar Sider Penkov*.

“Zbulimet i realizuam mbi bazë të eksperimenteve me krimbët Caenorabditis Elegans, të cilët i shfrytëzojmë si një model të rëndësishëm gjenetik për shumë sëmundje – shpjegon Sider Penkovi. – Ata krimbë mund të jetojnë pa uji në qoftë se një gjen i tyre i caktuar DJ – 1 funksionon normalisht. Pikërisht sëmundja e këtij gjeni bëhet shkak për shfaqjen e simptomave të Parkinsonit te pjesa dërmuese e pacientëve me këtë sëmundje. Zbulimi ka të bëjë me faktin, se pikërisht ky gjen kujdeset për prodhimin e dy lëndëve të thjeshta – acidit të glikolit dhe acidit D-laktik. Analizat tregojnë, se në se ato lënde u sigurohen qelizave të dëmtuara nervore, ato mund të rivendosin gjendjen e tyre normale. Për fat të mirë kosi është një produkt ushqimor, i pasur me acidin D-laktik. Ja përse mund të shfrytëzohet për parandalimin ose për terapinë e sëmundjes së Parkinsonit.”

Acidi D-laktik rivendos gjendjen normale të qelizave të dëmtuara nervore.Ky zbulim u patentua, por puna shkencore vazhdon, tani më e rëndësishmja është të zbulohet mekanizmi i veprimit të acidit D-laktik. Organizohen analiza paraprake klinike me vullnetarë të shëndoshë. Vallë, a mund të parashikohet sa do të zgjaten ato analiza?

“Është tepër e vështirë të thuhet – përgjigjet studiuesi i ri. – Analizat paraprake klinike do të vazhdojnë përafërsisht gjashtë muaj. Pas kësaj komisioni i etikës duhet të miratojë edhe analizat klinike me pacientë. Në se kjo do të bëhet, do të jenë të domosdoshme disa vite për realizimin e tyre. Për fat të keq analizat studimore nuk mund të kryhen aq shpejtë.”

Gjatë diskutimeve me specialistë të ndryshëm, ekipi i profesorit Kurchalija bëri konkluzionin, se sasinë e domosdoshme të acidit D-laktik nuk e prodhojnë të gjithë tharmet e shfrytëzuara për prodhimin e kosit. Doli, që tharmet bullgare janë më të pasura të acidit D-laktik. Këtë zbulim tashmë gjeti pasqyrim në botime të tilla prestigjioze si “Billd”, “Tajms” dhe disa revista të tjera të specializuara shkencore. Lajmi u mirëprit, por në të njëjtën kohë edhe u kritikua, sepse iu jepet një shpresë më të madhe pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit... Sipas shkencëtarit të ri bullgar Sider Penkov, profesori Kurchalija është optimist përsa iu përket rezultateve të zbulimeve shkencore. Kohët e fundit profesori Kurchalija vizitoi Bullgarinë me ftesë të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ai mbajti një leksion mbi zbulimet e lidhura me sëmundjen e Parkinsonit. Krahas kësaj pati takime me shkencëtarë, me prodhues të licencuar të tharmeve si “LB Bulgaricum”e“Genesis” dhe me përfaqësues të Asociacionit të Përpunuesve të Qumështit në Bullgari.

Në se kosi bullgar, në të vërtetë, mund të shfrytëzohet në shërimin e kësaj sëmundjeje të rëndë, zbulimi mund të provokojë interesin edhe të studiuesve të tjerë: “Kosi bullgar mund të posedojë cilësi terapeutike për shumë sëmundje të tjera – është i mendimit shkencëtari i ri bullgar Sider Penkov. – Lidhja me sëmundjen e Parkinsonit u bë në sajë të cilësive të acidit D-laktik të rivendosë funksionin e mitokondrive, të cilat prodhojnë energjinë, domethënë janë disi centrale elektrike të qelizës. Shumë sëmundje të tjera provokohen si rezultat i mosfunksionimit të drejtë të këtyre centraleve të vogla elektrike në organizmin e njeriut. Kjo do të thotë, se me mjaftë studime kosi bullgar mund të jetë i dobishëm në mjekimin e sëmundjeve të tjera neurodegjenerative.”

*Pas diplomimit të suksesshëm në specialitetin “Biologji Molekulare” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” Sider Penkovi fitoi një bursë të Shoqatës Gjermane të Studimeve Shkencore “Maks Pllank. Gjatë vitit 2011 mbrojti titullin e doktorit në laboratorin e profesorit Kurchalija. Aktualisht bullgari punon mbi projekte shkencore lidhura me shkeljen e metabolizmit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD