Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët ngjyrosin vezë me rastin e Pashkëve

БНР Новини

Nga 27 deri më 30 mars në Muzeun e Historisë të Sofjes për vitin e dytë me radhë u zhvillua një Atelie për Fëmijë me rastin e Pashkëve. Fëmijët mësuan më shumë për festën e Pashkëve, kurse pas kësaj kishin mundësi për të punuar dekorata të ndryshme lidhur me festën e bukur të krishterë. Ndaj fëmijëve nuk kishte aspak kërkesa. E rëndësishmja ishte për të përdorur maksimalisht imagjinatën e tyre. Ata krijuan shporte të bukura të vogla për vezë, dekorata të ndryshme për murin, vezë të ngjyrosura prej letre, kartolina dhe kurora, të cilat i çuan në shtëpi, që t’i dekorojnë dhomat për ditët e festës. Më shumë hollësi për Atelienë me rastin e Pashkëve na solli Erina Krësteva, kryeeksperte e marrëdhënieve me publikun në muze:

“Vitin e kaluar i ngjyrosnim vezët sipas teknikave tradicionale, sivjet mbështetemi te dekorata e Pashkëve: si ta bëjmë shtëpinë tonë më të bukur, si t’i zhvillojmë aftësitë e fëmijëve, që ta bëjnë vetë dekoratën në shtëpi. Krahas kësaj ne u shpjegojmë atyre se cilat janë traditat e Pashkëve, pse e shënojmë këtë festë, çfarë është simbolika e kësaj feste për të krishterët ortodoksë?”

СнимкаMaterialet për punën u siguruan nga Muzeu i Historisë i Sofjes, kurse mentorët dhe prindërit e ndiqnin punën e fëmijëve me buzë në gaz. Iniciativa tjetër e fëmijëve, e cila do të organizohet nga muzeu, është një kurs arsimor për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë gjatë pushimeve të tyre verore. Ai do të zhvillohet gjatë tërë muajit qershor. Me se do të merren fëmijët?

“Programi përfshin punë të ndryshme në lëmin e arkeologjisë, historisë bullgare, arkitekturës, pikturimit, lojëra të ndryshme, ushtrime dhe shëtitje në Sofje – tregon Erina Krësteva. – Në mëngjes fillojmë me lojërat interesante, që të jenë fëmijët të lumtur gjatë tërë ditës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë

Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..

botuar më 24-07-30 9.23.PD