Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët ngjyrosin vezë me rastin e Pashkëve

БНР Новини

Nga 27 deri më 30 mars në Muzeun e Historisë të Sofjes për vitin e dytë me radhë u zhvillua një Atelie për Fëmijë me rastin e Pashkëve. Fëmijët mësuan më shumë për festën e Pashkëve, kurse pas kësaj kishin mundësi për të punuar dekorata të ndryshme lidhur me festën e bukur të krishterë. Ndaj fëmijëve nuk kishte aspak kërkesa. E rëndësishmja ishte për të përdorur maksimalisht imagjinatën e tyre. Ata krijuan shporte të bukura të vogla për vezë, dekorata të ndryshme për murin, vezë të ngjyrosura prej letre, kartolina dhe kurora, të cilat i çuan në shtëpi, që t’i dekorojnë dhomat për ditët e festës. Më shumë hollësi për Atelienë me rastin e Pashkëve na solli Erina Krësteva, kryeeksperte e marrëdhënieve me publikun në muze:

“Vitin e kaluar i ngjyrosnim vezët sipas teknikave tradicionale, sivjet mbështetemi te dekorata e Pashkëve: si ta bëjmë shtëpinë tonë më të bukur, si t’i zhvillojmë aftësitë e fëmijëve, që ta bëjnë vetë dekoratën në shtëpi. Krahas kësaj ne u shpjegojmë atyre se cilat janë traditat e Pashkëve, pse e shënojmë këtë festë, çfarë është simbolika e kësaj feste për të krishterët ortodoksë?”

СнимкаMaterialet për punën u siguruan nga Muzeu i Historisë i Sofjes, kurse mentorët dhe prindërit e ndiqnin punën e fëmijëve me buzë në gaz. Iniciativa tjetër e fëmijëve, e cila do të organizohet nga muzeu, është një kurs arsimor për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë gjatë pushimeve të tyre verore. Ai do të zhvillohet gjatë tërë muajit qershor. Me se do të merren fëmijët?

“Programi përfshin punë të ndryshme në lëmin e arkeologjisë, historisë bullgare, arkitekturës, pikturimit, lojëra të ndryshme, ushtrime dhe shëtitje në Sofje – tregon Erina Krësteva. – Në mëngjes fillojmë me lojërat interesante, që të jenë fëmijët të lumtur gjatë tërë ditës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësit bullgarë fituan 9 medalje nga olimpiadat e fizikës në Iran dhe Gjeorgji

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në garë morën pjesë 198 pjesëmarrës nga ekipe nga 46 vende. Medaljen e argjendtë e fitoi Bajan Geçev..

botuar më 24-07-29 5.41.MD

Një shoqatë joqeveritare me një fushatë për t'u marrë me plehërishtat e parregulluara në vendin tonë

Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..

botuar më 24-07-28 9.25.PD

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD