Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave në fund të tremujorit të parë të 2015-ës zbatimi i buxhetit është përafërsisht 15 për qind (gjysmë milion e ca euro).
Si shteti i harxhon të ardhurat dhe pse nuk po e shohim efektin e tyre? Për mendimin e ekonomistit Georgi Angellov, të ardhurat përdoren në mënyrë jo efektive. Shpenzimet sociale përbëjnë 50 për qind të buxhetit sepse gjysma e popullsisë mbijeton qoftë me ndihma sociale, qoftë me pensione.
“Shumë bullgarë dalin në pension para se ta kenë arritur moshën e pensionit, vë në dukje z. Angellov. – Këta qytetarë përbëjnë grupin e “pensionistëve të rinj”, të cilët kanë mundësi të kontribuojnë në ekonominë vendore, por nuk e bëjnë atë. Shteti u jep mjete të konsiderueshme pensionistëve. Policët, ushtarakët dhe disa grupe të tjera ende përfitojnë nga privilegji i daljes së hershme në pension.”
Pjesa e të rinjve të cilët as punojnë, as studiojnë po ashtu është e madhe. Shumë njerëz mbështeten në ndihmat sociale, dhe prandaj standardi i tyre i jetesës është i ulët.
“Ndihmat sociale duhet t’i drejtohen grupit të të papunësuarve dhe atyre pa aftësi pune – është kategorik eksperti Angellov. – Shteti bullgar duhet pasur politikë më të mitë ekonomike dhe t’u drejtojë mjetet monetare veprimtarive të cilat krijojnë vende të reja pune, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e të ardhurave.”
Bullgaria është ndër vendet e para në Evropë të cilat shpërndajnë 10 për qind të të ardhurave nga arkat shtetërore te policia dhe sistemi i drejtësisë. Konsiderohet gjerësisht se megjithë koston e lartë të jetesës, MPB-ja dhe Gjykata shpeshherë e hedhin topin njëra-tjetrës dhe respektivisht kriminaliteti shënon rritje.
Problemi është se resurset e mëdha u drejtohen veprimtarive jo efektive dhe fushat e rëndësishme si ajo e arsimit mbeten “bosh”. Investimet në fushën e arsimit janë me efekt pozitiv afatgjatë. Ne duhet të bëjmë përpjekje në përmirësimin e sistemit të arsimit, në avancimin në profesion dhe në integrimin në tregun e punës. Por sikur duket, nuk e dimë si ta bëjmë. Fëmijët romë të cilët nuk frekuentonin shkollën në vitet e 90-ta sot mbështeten te ndihmat sociale, vë në dukje z. Angellov, duke shtuar: “Pjesa dërmuese e programeve të Ministrisë Sociale nuk janë efektive. Pra, japim para më tepër për pastruesit e rrugëve. Pse të mos investojmë në trajnimet profesionale dhe t’i rikthejmë njerëzit në tregun e punës. Arsimi është fusha kyçe po ashtu për emigrantët në Bullgari dhe për minoritetet të cilat nuk e trajtojnë efektivisht tregun e punës.”
Përveç arsimit, në plan afatgjatë zgjidhja e problemit përmbahet në: “Më shumë aftësi konkurruese për ekonominë bullgare, është i mendimit z. Angellov. – Ashtu do të reduktohet ikja e bullgarëve për në vendet e huaja. Për këtë qëllim duhet të përmirësohen kushtet e biznesit.”
Harxhohen shumë para për ndërmarrjet humbëse si Hekurudhat Shtetërore dhe Kompania Elektrike Bullgare. Ka dhe po ashtu prodhues të cilët subvencionohen dhe megjithatë prodhojnë më pak se sa duhet.
Qeveria ka ndërmend të bëjë 1200 reforma në sektorë të ndryshëm, komenton eksperti Angellov. “Problemi është se deri tani nuk është bërë asnjë reformë të madhe. Pse shteti nuk i reagoi faktit se Kompania Elektrike Bullgare është i vetmi blerës i energjisë elektrike. Duhet pasur liberalizim dhe bullgarët të kenë mundësinë të blejnë energji elektrike direkt nga prodhuesit, jo me anë të ndërmjetësit.”
Situata aktuale në Bullgari duket si një lojë për zotërim a të monopolizmit, a të liberalizimit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka publikuar në faqen e saj të internetit përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme në lidhje me adoptimin e euros dhe..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..