Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashkët në syrin e fëmijëve

БНР Новини
Foto: BGNES

Pashkët sjellin shijen e pranverës. Atëherë natyra zgjohet dhe si një befasi çelin lulet. Këto ditë festive na mbushin me shpresa të reja për të mirën. Në syrin e fëmijëve Pashkët duken dhe më të bukura – shumë vezë të thyera, gishtërinj të lyer dhe rrush të thatë fshehtas të marrë nga keku i Pashkëve.

Nxënësit e Shkollës së Arteve “Muzarto” bëjnë komente lidhur me Pashkët.

“Me të ëmën i lyejmë vezët a të enjten, a të shtunën e Javës së Pashkëve, rrëfen 11-vjeçari Krasimir Zdravkov. – Vezën e parë e hedhim në bojën e kuqe dhe pastaj e ëma e merr vezën në dorë dhe na i prek faqet dhe ballin. Në Pashkët urohet “Krishti u ringjall” dhe përgjigjet “Në të vërtetë u ringjall.”

“Kënaqem shumë, sepse në Pashkët shkoj te gjyshja ime – thotë 5-vjeçari Nikollaj Nikollov. – Pasi i kemi lyer vezët, së bashku me kushërinjtë hidhemi në lojën veza e kujt prej nesh do t’i rezistojë thyerjes. Kishte një fëmijë i zgjuar i cili na mposhti me vezë prej druri. Vitin e kaluar në fshat e ndihmova gjyshen për t’i lyer vezët. Veza e parë duhet të jetë e kuqe dhe me të preket balli i fëmijëve. Ky rit supozon të sjellë shëndet gjatë vitit.”

Снимка“Në Pashkët së bashku me të ëmën shkojmë në kishë ku ndezim qirinj dhe pimë ujë të bekuar që të jetë viti plot shëndet – tregon 6-vjeçarja Mihaella Andonova. – Kur të zgjohem ditën e nesërme, sërish shkojmë në kishë. Për Pashkët dua t’i them njerëzve se shumë i dua.”

“Mendoj se është mirë t’i respektojmë traditat tona – e bindur është 12-vjeçarja Rozalia Angellova. – Bullgarët kanë tradita shumë interesante dhe kjo është gjëja më e bukur në botë. Në fshat shkojnë një javë para Pashkëve, në Ditën e Ngjalljes së Llazarit. Atëherë gjysha më vesh me kostum dhe në kokë më vendos kurorë lulesh. Së bashku me vajzat e tjera shkojnë shtëpi më shtëpi, duke kënduar këngët e Llazarit. Të zonjat e shtëpisë na qerasin me karamele dhe vezë të cilat vezë ne i lyejmë për Pashkët. Të gjithë njerëzve që e respektojnë traditën u uroj shëndet, lumturi dhe fat.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Eleonora Nikollova dhe BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD