Pashkët janë ndoshta festa më e respektuar dhe e dashur në kalendarin folklorik bullgar. Kuptimi i saj simbolik lidhet me fitoren e jetës kundër vdekjes dhe me shpresën për një jetë më të mirë. Nuk është e rastit se festa, megjithëse është e lëvizshme, gjithmonë bie në mes të pranverës, kur jeta lulëzon me një fuqi të madhe pas dimrit të gjatë. Pashkët priten gjatë edhe nga të rinjtë, edhe nga të moshuarit. Me këtë festë po mbarojnë Kreshmët e Mëdha, të cilat janë më të gjatat dhe të rëndët gjatë vitit, kur në vazhdim të 49 ditëve njerëzit heqin dorë nga mishi dhe nga produktet kafshore, nga vallet dhe dëfrimet, nga marrëdhëniet intime. Pashkët u vënë fund këtyre praktikave dhe ofrojnë tryeza bujare, vizita te të afërmit, valle festive dhe argëtime.
Ngjyrosja e vezëve për Pashkët ishte përhapur në mbarë botën e krishterë, por në Evropën Perëndimore vezët e vërteta u zëvendësuan nga ato prej çokollate dhe nga ato prej plastmase, të cilat janë plot karamele dhe ëmbëlsira të tjera. Për llogari të kësaj ndër popujt sllavë dhe ata ballkanikë tradita e ngjyrosjes së vezëve ruhet edhe sot e kësaj dite dhe përsoset gjithnjë e më shumë, që të bëhet një art i vërtetë. Të ashtuquajturat “vezë të ngjyrosura”, të cilat pikturohen nga gratë e reja për të afërmit dhe njerëzit e tyre më dashur, gërshetojnë ornamente të bukura dhe të vështira. Sipas disa studiuesve, në këto vizatime fshihen kode të posaçme, që ruajnë dituritë e lashta për Universin. Një prej ushqimeve tipike të kësaj feste është buka rituale, e zbukuruar me vezë të ngjyrosura, të cilat gjatë shekullit të XX-të gradualisht janë zëvendësuar nga kulaçi i Pashkëve, i cili ka origjinë evropiane, si dhe nga qengji i pjekur i Pashkëve, bashkë me japrakun, që përgatitet prej orizi me perime, mëlçie qengji dhe erëzash të ndryshme.
Edhe sot e kësaj dite mijëra bullgarë derdhen në tempuj në vigjilje të Pashkëve, që të jenë të pranishëm në meshën me rastin e Pashkëve dhe të marrin me vete në shtëpitë e tyre qirinj të ndezur me zjarr të gjallë, të transferuar nga Jerusalemi. Edhe sot gjatë festës së Pashkëve vizitojmë të afërmit dhe këmbejmë vezë të ngjyrosura dhe kulaçe Pashke. Kudo dëgjohen urimet “Gëzuar Pashkët”. Në të kaluarën një element i rëndësishëm i festës ishin Djepat e Pashkëve. Ata kanë qenë shumë të rëndësishëm për të rinjtë e pamartuar, sepse në saje të djepave ata kanë treguar dashurinë e tyre ndaj së dashurës, nëpërmjet lëkundjes së saj në djep. Njerëzit kanë besuar gjithashtu se lëkundja rituale na ruan nga rrëmbimi nga shtojzovallet dhe kuçedrat, si dhe nga sëmundjet. Prandaj në djepa janë lëkundur gjithashtu nuset dhe fëmijët. Një element tjetër shumë i rëndësishëm ka qenë Vallja e Pashkëve, e cila ka takuar edhe të rinjtë, edhe të moshuarit në mejdanin e fshatit. Të gjithë kanë ardhur të veshur me rrobat e tyre të reja, kurse vajzat e reja të pamartuara janë veshur me rroba të qëndisura nga vetë ato, që të tregojnë në këtë mënyrë aftësitë e tyre rrobaqepëse dhe dashurinë e tyre ndaj punës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..