Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vështirësohet marrja e pensionit të aftësisë së kufizuar

БНР Новини
Foto: BGNES

Në lidhje me reformat në fushën e shëndetësisë, qeveria ka ndërmend të forcojë kontrollin mbi lëshimin e dëshmive për persona me aftësi të kufizuara. “Po të lëshohet një dokument i falsifikuar lidhur me gjendjen shëndetësore, i njëjti nis të qarkullojë në sistem dhe nuk mund të konfirmohet besueshmëria e tij”, vuri në duke Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ivajllo Kallfin. Numri i personave të cilët marrin pensionin e aftësisë së kufizuar është i konsiderueshëm. Më se gjysma e të pensionuarve vitin e kaluar e marrin pensionin e aftësisë së kufizuar. “Në vend të parë, duhet të kontrollohen të gjithë ata persona të cilët  marrin mjete monetare suplementare lidhur me ruajtjen e shëndetit të tyre”, mendon punëdhënësja Veliçka Kollçeva, e cila e njoh mirë sistemin. Komisionet mjekësore duhet të caktojnë jo vetëm përmasën e sëmundjes në përqindje personit me aftësi të kufizuara, por dhe të shënojnë fushën ku ai person ka aftësi për të punuar. Këtë e propozon ministri Kallfin.

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Personave me Aftësi të Kufizuara mezi 10 për qind e këtyre personave në moshë të aftë për punë, e bëjnë atë. Për mendimin e zonjës Kollçeva, punëdhënësit e kanë të drejtë të mos i duan personat me aftësi të kufizuar: “Sipas ligjit ai i punësuari i cili konsiderohet person me aftësi të kufizuara, në rast shkurtimi nga puna, është i mbrojtur. Ndonjëherë shteti na detyron të shkurtojmë specialistë për të përmbushur kërkesat e ligjit.” Para gjashtë vjetëve jeta e zonjës Kollçeva është ndryshuar totalisht pasi ia kanë vënë diagnozën e kancerit. Pas mjekimit ajo ka e ka shndërruar firmën e rrobaqepësisë në një ndërmarrje të specializuar ku 30 për qind e të punësuarve janë me aftësi të kufizuara.

“Shteti, mesa është e mundur i ndihmon firmat private nëpërmjet projekteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Bile kthen një pjesë e kontributeve shëndetësore, vë në dukje znj. Kollçeva. – Por mos harrojmë se personi me aftësi të kufizuara në një vend të varfër është aq i varfër se të tjerat nevojtarë. Puna s’është si në Evropën Perëndimore. Shteti nuk mund të japë më shumë të holla, por mund të bëjë një kontroll më serioz mbi lëshimin e dëshmive për persona me aftësi të kufizuara. Shteti po ashtu mund t’i mbështesë personat me aftësi të kufizuara të cilët fillojnë biznes privat. Gjë e cila po ndodh.”

Për ndërmarrjet e specializuara ka lehtësime gjatë kandidimit për prokurime publike. Mirëpo, ka dhe pronarë të cilët vazhdimisht spekulojnë.

“Në shumë firma personat me aftësi të kufizuara figurojnë si punonjës, por në fakt nuk punojnë. Për mendimin tim duhet të kontrollohen anëtarët e rinj të Agjencisë së Personave me Aftësi të Kufizuara, që të mos spekulohet me prokurimet publike”, alarmon znj. Kollçeva.

Firma e saj punon për klientë nga Anglia, Franca, Austria, Zvicra, Italia dhe SHBA-ja. Por ende nuk ka kandiduar për ndonjë prokurim publik, sepse është një firmë e vogël pa mjete të konsiderueshme monetare. I vetmi institucion shtetëror i cili mbështet ndërmarrjet e specializuara është Agjencia e Personave me Aftësi të Kufizuara. Vitin e kaluar firma e zonjës Kollçeva ka fituar bashkëfinancim prej 10 për qindësh sipas një projekti të agjencisë për pajisje hardueri dhe softueri.

“Po të kishim emëruar një person me aftësi të kufizuar në këtë pozitë, do të kishim marrë subvencione 100 për qind – thekson znj. Kollçeva. – Unë mendoj se nuk ia vlen të emëroj dikë kotë. Për fushën tonë të veprimtarisë është e vështirë të gjinden specialistë pavarësisht a janë ata persona me aftësi të kufizuara apo jo. Të punësuarit e rinj trajnohen në firmë dhe duket kur një njeri ka potencial dhe ia vlen të investosh në të.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD