“Rritet, por nuk plaket” është shkruar në stemën e njërit prej qyteteve më të lashta në Evropë – Sofja. Mund të themi se ai ruan historinë e vet dhe krenohet me të. Në periudhën 2010-2012 në qendrën e qytetit u bënë studime arkeologjike në lidhje me ndërtimin e stacionit të metrosë “Serdika 2”. Kështu u arrit në realizimin e projektit “Kompleksi antik kulturor dhe i komunikacionit “Serdika”.
Serdika është emri i vjetër i vendbanimit, që vjen nga emri i fisit trak serdi. Në fillim të shekullit të II në kohën e pushtetit romak ai fitoi statusin e qytetit. Lulëzimi më i madh i qytetit është në fillim të shekullit të III dhe vazhdoi edhe gjatë shekujve IV, V dhe VI. Pikërisht nga kjo periudhë janë zbuluar pjesë prej 7 rrugëve, 2 bazilika të hershme të krishtere, 9 godina me përmasa të konsiderueshme, mes të cilave ka një rezidencë dhe mozaikë jashtëzakonisht interesante dhe me ngjyrë. Janë gjetur dhe konstruksione të drunjta të shtëpive nga shekulli i parë, që janë një gjetje e rrallë. Në pjesën verilindore të kompleksit është zbuluar një kompleks i madh i banjës me pishinë, që daton nga shekulli i IV. Studimet janë vepër të Institutit Kombëtar Arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Më 8 prill startoi etapa përfundimtare e projektit. Kompleksi është një prej muzeve më të mëdha bullgare në të hapur dhe do të jetë gati plotësisht deri në muajin tetor. Zona me sipërfaqe prej 8 000 m katror, e vendosur midis sheshit “Nezavisimost” (Pavarësi) dhe bulevardit “Maria Luiza” do të restaurohet me ndihmën e bashkëfinancimit evropian në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillimi Regjional”.
Kompleksi antik “Serdika” do të ofrojë vende të veçuara për muze të ekspozimit të gjetjeve, zona për çlodhje, hapësira për shfaqje teatrale dhe koncerte, ekspozita, galeri artistike dhe librari. Pjesë të gjetjeve do të ekspozohen në pamjen e tyre autentike, pjesa tjetër që nuk i ka rezistuar ndikimit të shekujve, do të restaurohet në mënyre maksimalisht realiste.
Më shumë për strukturën e kompleksit tregoi Ivan Koleliev, përfaqësues i Shoqatës “Serdika antike”: “Do të ndërtohen shkallë, tarraca e ndërmjetme, shesh dhe katër ashensorë. Ato do të mundësojnë lëvizjen e njerëzve që kanë të meta fizike. Do të ketë salla për aktivitete kulturore. Hapësirat ekzistuese do të përshtaten me kërkesat bashkëkohore për mjedisin e qytetit. Ky do të jetë një muze në të hapur, i cili do të mund të frekuentohet nga banorët dhe miqtë e kryeqytetit.”
Kryetarja e Bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova tha, se Bashkia ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në trashëgiminë kulturore-historike. Që të ruhen gjetjet, projekti për ndërtimin e stacionit të metrosë deri tani është ndryshuar 5 herë.
Kalimtarët ishin të emocionuar dhe me interes ndiqnin hapjen e etapës së fundit të punimeve, me gjithë kohën e keqe me shi. Ja se si iu përgjigj Snezhana Jordanova, e cila porsa kishte mbërritur në Sofje, pyetjes a do të vizitonte “Serdika” pas mbarimit të saj: “Kuptohet, se po. Prandaj erdha që të shoh si shkojnë punimet. Me siguri gjithçka do të rregullohet mirë, do të ketë vende interesante, sepse këto janë gërmime arkeologjike. Të gjithë kemi interes të shohim eksponate nga e kaluara.” Ajo tha, se në qytetin e saj të lindjes Ruse ka gjithashtu shume kuriozitete të lashta historike, që duhet pa tjetër të vizitohen.
Margarita Dasheva, e cila shëtiste me vajzën e saj të vogël dhe lexonte përshkrimin e qendrës antike, tha: “Do të vijë me kënaqësi të madhe. Fëmija ime është e vogël, por unë vazhdimisht i tregojë dhe shpresojë se do t’i mbajë mend tregimet e mia dhe kur do të rritet do të dijë për historinë e qytetit tonë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Luiza Llazarova
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..