Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Meglena Kuneva: “Shpresojmë në përkrahjen e Suedisë për Shengen”

БНР Новини
Foto: BGNES

Kemi përkrahjen e plotë të Suedisë për aderimin e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit. Këtë e deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë zëvendës kryeministrja e koordinimit të politikave evropiane dhe çështjeve institucionale Meglena Kuneva pas vizitës së saj në Suedi. Në Stokholm zonja Kuneva u takua me ministrin suedez të drejtësisë dhe migracionit Morgan Johanson dhe me ministren e jashtme Margot Vallstrjom.

“Mendoj, se vetëm tre janë shtetet, që kanë një qëndrim më të matur ndaj hyrjes së Bullgarisë në Shengen – theksoi zonja Kuneva. – Vetëm një shtet të jetë kundër, procesi nuk do të jetë i suksesshëm. Situata e tanishme në Evropë është tepër e ndryshuar. Duket një mospajtim më të gjerë me politikat e zgjerimit, ndërsa këtu bëhet fjalë për zgjerimin e zonës së Shengenit. Kështu që nuk do të jetë e lehtë, por jam me shpresë se me përpjekje të shumta dhe me arsye të shfaqur nga të gjitha palët, do të realizojmë qëllimin tonë.”

Suedia u angazhua të përkrahë Bullgarinë para vendeve të tjera veriore, para se të mbahet Këshilli Evropian gjatë qershorit. Ka mundësi, që atëherë kjo çështje të shtrohet për diskutim. Mirëpo, çfarë tjetër do të paraprijë mbledhjen e Këshillit Evropian?

“Gjermania është një vend tepër i rëndësishëm – vazhdoi zonja Kuneva. – Jam me shpresë, se të gjitha ministrat, presidenti, kryetari i Kuvendit Popullor, kryeministri do të përkrahin këtë synim kombëtar. Siguria është një prioritet si për Bullgarinë, ashtu edhe për Evropën. Realizova disa vizita, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Aty pata takim me ministrin e punëve të brendshme dhe në Bundestag. Është me rëndësi të madhe, që në nivel më të lartë pushtetarët të jenë angazhuar me këtë çështje.”

Ndër temat e diskutuara në kuadrin e vizitës së zonjës Kuneva në Stokholm ishte edhe sistemi gjyqësor bullgar. Lidhur me këtë ajo shpjegoi: “Në Suedi ka më pak ligje dhe më pak organe, që luftojnë korrupsionin. Por është fakt, se në këtë vend shfaqet një padurim i lartë shoqëror ndaj fenomeneve të tilla. Në Suedi Kushtetuta garanton mbrojtjen e shtetasve që japin sinjale anonime për korrupsion. Ne këtu në Bullgari  shpresojmë, që administrata dhe inspektorë të zbulojnë rastet e korrupsionit. Në Suedi çdo shtetas mund të jetë inspektorë dhe të japë sinjale për ndonjë shkelje. Kështu që Bullgaria duhet të zgjidhë rrugën. Është e domosdoshme të vendosim çfarë do të bëhet me sinjalet anonime. Krahas kësaj duhet të evitojmë në ndonjë mënyrë shpërdorimet me një të drejtë të tillë. Duhet të realizohet një operacion me përmasa të gjera, që të shfaqet tolerancë zero ndaj korrupsionit edhe këtu në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD