Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushteti fillon aksion kundër evazionit fiskal nga transaksionet me pronën e patundshme

БНР Новини
Foto: BGNES

Në periudhën e viteve 2006-2008, pra kur ishte bumi i ndërtimit, shumë anglezë, skandinavë dhe rusë blenë prona për pushime. Vitet e mëtejshme interesi i shtetasve të Ukrainës dhe Rusisë po vazhdonte.

Nuk dihet saktësisht sa shtetas të huaj kanë blerë pronë të patundshme në Bullgari. Për shkak të ndalimit me ligj të blerjes së tokës deri në vitin 2014 disa shtetas të huaj blinin prona nëpërmjet firmave. Ndërsa për blerësit e tjerë Regjistri i Pronësisë nuk mund të japë informacione, sepse nuk janë respektuar kriteret themelore.

Për shkak të interesit të shtuar për pronën e patundshme në Bullgari, kryesisht në pushimoret në jug të Detit të Zi dhe po ashtu në pushimoret e skijimit u ndërtuan komplekse të tëra. Më së shpeshti prona, kryesisht apartamente dhe rrallëherë vila, bliheshin pa u ndërtuar. Pikërisht për arsye se çmimi i blerjes ishte më i ulët, sepse blerësit ua garantonin kapitalin e duhur investitorëve. Gjatë viteve 2007-2008 këto transaksione u përhapën dhe në Sofje dhe në qytetet e mëdha të Bullgarisë. Interes kishin si shtetasit bullgarë, ashtu dhe ata të huaj.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës, në periudhën e viteve 2006-2014 transaksionet me pronën e patundshme përbënin 10 për qind të PBB-së. Kohët e fundit Agjencia Kombëtare e të Ardhurave informoi se në arkat shtetërore mungojnë të holla si rezultat i jo respektimit të legjislacionit. Pra, transaksionet me pronën e patundshme janë realizuar në bazë të vlerës tatimore dhe jo në bazë të çmimit të blerjes, i cili çmim është më i lartë. Sipas agjencisë, që nga fillimi i periudhës së bumit të ndërtimit deri sot shteti ka humbur mesatarisht rreth 200 mln euro në vit, megjithë që nuk dihet si është llogaritur kjo humbje.

“Kur blerësi është borxhli fiskal dhe transferon pronë në bazë të një vlere, të ndryshme nga ajo e tregut, ka mundësi ligjore që transaksioni të shpallet i pavlefshëm, komenton z. Rosen Bëçvarov nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave. – Edhe pse duket joshëse të kursesh 500 euro nga taksat e noterit, risku është i madh, sepse ashtu mund të humbet si pagesa e bërë, ashtu dhe vetë prona. Por në qoftë se vlera tatimore është më e lartë se vlera e tregut, të gjitha taksat përllogariten mbi vlerën tatimore.”

Vlerësuesit komentojnë se ka vështirësi kur të llogaritet vlera e drejtë e tregut. Ndër problemet themelore janë Regjistri jo i plotë i Pronësisë dhe Kadastra e përfunduar pjesërisht e Pronësisë.

Për mendimin e drejtorit të një firme të madhe të vlerësimit të tregut Sergej Mashijah, nisma e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave është hap i drejtë. Mirëpo, ai komentoi dhe disa vështirësi lidhur me vlerësimin financiar të pronës:

“Një problem thelbësor është mungesa e informacioneve për transaksionet realisht të lidhura, të cilat informacione të jenë publike dhe të besueshme. Format e vlerësimit financiar zakonisht mbështesin te informacionet për vlerën e transaksioneve të lidhura nga agjencitë e pronës së patundshme, të përfshira në grupin e firmës. Një problem tjetër është se informacionet e përgjithshme për transaksionet e lidhura janë të pazbatueshme për pronën konkrete. Në lagjen e kryeqytetit “Mladost”, p.sh., transaksionet realisht të lidhura për apartamente janë nga 500 deri në 1000 euro metër katror.”

Z. Mashijah sqaron se diferencat janë rezultat i gjendjes së pronës – pamje, kat, sipërfaqe, lloj nderimi etj. Ai po ashtu vuri në dukje se vlerësimet në gjykatë bëhen nga ekspertët, pra nga personat fizikë të regjistruar në gjykatën përkatëse, dhe jo nga firmat e vlerësimit financiar.

Ekspertët nuk disponojnë informacione të besueshme për tregun në krahasim me agjencitë e vlerësimit të tregut.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD