Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Festivali Ndërkombëtar Folklorik i Fëmijëve – Sofje” grumbullon në skenën bullgare mysafirë nga pesë vende të huaja

Foto: FNFF

Më 23 prill fillon Edicioni i 4-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik të Fëmijëve – Sofje. Në katër skena të vendosura në pikë të ndryshme të Sofjes, kryeqytetasit do të shijojnë artin folklorik të ansambleve bullgare dhe të atyre të huaja. Znj. Julia Popçeva, e cila është nga komiteti organizativ, tregon se si ka lindur ideja për festivalin:

“Aktivitetin e nisi një grup entuziastësh me shumë emocione dhe dëshirë të madhe, të cilët deshën të sjellin një festim të veçantë folklorik për kryeqytetasit. Në Sofje organizohen shumë ngjarje kulturore, por të këtij lloji janë pak. Ashtu lindi ideja, deshëm të ftojmë grupe të huaja dhe t’i njohim fëmijët bullgarë me folklorin e vendeve të tjera. Për ne është me rëndësi që vallet në festival të jenë tematike, pra të “zbulojnë” kulturën e kombit të huaj. Zakonisht festivalin e organizojmë gjatë prillit, sepse pranvera vjen në këtë muaj. Festivali është falas që të gjithë të kënaqin sy me artin e fëmijëve”.

Sivjet ka mysafirë nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Rumania dhe Polonia. Znj. Popçeva mendon se numri i tyre do të tejkalojë një mijë:

“Skenat janë katër, por realisht paraqitjet janë pesë, sqaron organizatorja. – Starti jepet me aktivitetin e zakonshëm para kompleksit të pallateve Mladost 3. Pas kësaj fëmijët do t’i ngjiten skenës në vendbanimin Busmanci dhe më 25 prill do të jepen dy koncerte – në Parkun e Borisit gjatë ditës, dhe në mbrëmje – në vendbanimin Bistrica. Ditën e fundit do ta mbyllim me një paradë. Do të nisem nga shtyllat e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje, përmes rrugëve kryeqytetase drejt Parkut të Borisit.”

Sipas rregullit pjesëmarrësit e festivalit duhet të jenë në moshën nga 8 deri në 14 vjeç, me përjashtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ata mund të prezantojmë repertor sipas vullnetit të tyre. “Për ne është e rëndësishme që çdo fëmijë të ketë skenën e vet të paraqitjes, pavarësisht nga të metat fizike që ka”, thotë znj. Julia Popçeva, duke shtuar: “Fëmijët janë të barabartë dhe ne duhet t’i stimulojmë ata që të nxjerrin në pah botëkuptimin e tyre individual”.


Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD