Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rojtarët e shenjtëroreve

БНР Новини

Fytyrat e tyre gurore janë gjigante. Nuk dihet deri ku ato janë krijesa të stuhive natyrore dhe deri ku – të gjeniut njerëzor. Mirëpo, ato janë fakt. Në fotografitë e paraqitura në librin e Nikollaj Ninovit “Ëndrra të përsëritura”ato ngjajnë me artefakte. Të interesuar dhe të magjepsur bëjmë provë për përshkrim të tyre me autorin, gazetar dhe shkrimtar, i cili nuk e ka shokun si fotograf artistik.

Deja vu? Nikollaj pranon, se e ka ëndërruar disa prej vendeve magjike, në të cilat na çojnë “Ëndrra të përsëritura”.

“Sikur është një problem i madh, por është edhe një lumturi, kur shkon në vend dhe shikon atë, që e ke ëndërruar; kur hyn në përrallë, realiteti del jashtë përmasës së asaj që ke pritur. Ka kënde të tilla – po them për to, se objektivi e do, aq të bukura janë ato. Kudo që arrin shikimi ato vende unike provokojnë një ngazëllim të vërtetë.”

Ndryshe nga turisti i zakonshëm, i cili dëshiron që të përjetësohet në sfondin e muzeut, qytetit ose peizazhit dhe qëndron me shikim të ngulur në synor, Nikollaj sikur e lë fotoaparatin që vet të zbulojë fshehtësitë e peizazhit.

Снимка“Kur për herë të parë udhëtova te kompleksi shkëmbor “Dasma” nja 30 kilometra larg qytetit Bankso, që nga autostrada shihet një ansambël i madh shkëmbor, i cili të pushton. Ai është aq i madhërishëm, se njeriu i thua vetes “Mrekulli! Shiko se çfarë fenomene ka krijuar natyra!” Ka një legjendë, se vjehrra i mallkoi dasmorët dhe ata u ngurosën. Aty ata janë – kolosë njerëzor të renditur pranë rrugës. Asnjeri nuk bën pyetje – çfarë ka sipër? Mirëpo, ajo është mjaftë pushtuese – fotografon dhe vazhdon. U ngjitëm sipër që kur bëmë provën e tretë, kur morëm një ciceronë nga fshati, i cili e dinte shtegun. U ngjitëm sipër dhe para shikimit u hap një panoramë mbi malin dhe lumin, përbindësh me nga dy goja, guri i ekuilibrit – jashtë ligjeve të gravitacionit. Pamja nga kopertona e librit nuk shihet as nga poshtë, as kur ngjitesh sipër. Zbres nga shkëmbinjtë pasi e kam parë gjithçka – brazda, vjaska, kamare, gjurma këto të cilat tregojnë se kjo është shenjtërore.”

Anas shtigjeve turistike, shenjtëroret shkëmbore njiheshin prej shekujsh vetëm nga njerëz të zgjedhur – falltarë, mjekë popullorë. Të tillë konsiderohen edhe besët – fisi, me të cilin lidhen ato.Përveç se ishin priftërinj të trakëve, për ta ka edhe të dhëna të tjera:

“Thonë, se merreshin me nxjerrjen e floririt. Ka disa hipoteza për formimin e kamerave në formën e trapezit, që hasen vetëm në Rodopet Lindore. Njëra prej tyre është, se kjo është një gjuhë e veçantë shkëmbore, e cila vinte të sugjeronte për thesare të floririt përreth. Shumë pak nga e gjithë kjo është e studiuar, pjesa dërmuese është pothuajse e panjohur, e pashkelur.”

“Oreksi vjen duke ngrënë”? Këndet e mrekullueshme, në të cilët na çon Nikollaj, as mund të zbulojnë enigmën e tyre, as mund të zbuten. Ka prova të autoriteteve vendore ta bëjnë më tërheqëse dhe më të arritshme për më shumë vizitues – herë të suksesshme, herë, jo aq të suksesshme. Disa prej tyre u përfshinë në fushatën e re të Ministrisë së Turizmit për 50 objektet pak të njohura turistike “Të fshehur para syve”. Një mik fotograf, i cili e shoqëronte Nikollajin në disa prej udhëtimeve të tij tashmë botoi një udhërrëfyes me destinacione të paraqitura në “Ëndrra të përsëritura”. Ka edhe një hartë interaktive në ndihmë të atyre, që ditët e para të pushimit do të hyjnë në zbulimin e objekteve pa GPS. Nuk do të jetë e çuditshme, në se Bullgaria do të ngjitet një shkallë më lartë në klasifikimin e vendeve më atraktive të turizmit aventuresk. Dhe kjo në sajë të rojtarëve të shenjtoreve si Nikollaj, të cilët e dinë si të na japin çelësin drejt tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Nikollaj Ninov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD