Shprehje konkrete e kthjellimit të saj ishin marrëveshjet e arritura në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel midis fqinjëve - Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë, për t’i lidhur më në fund sistemet e tyre të përcjelljes së gazit dhe ato të mund të transferojnë gaz në të dyja drejtimet për atë, që në situatën konkrete ka nevojë për karburantin blu. Takimi në Sofje gjatë kësaj jave të ministrave të energjetikës të të tre vendeve fqinje konfirmoi dëshirën e tyre për realizimin e këtij projekti praktik dhe realist dhe në fakt i hapi rrugë jeshile realizimit të tij. Këtu siç duket u imponua arsyeja e shëndoshë, sepse shumë më normale dhe e natyrshme është të përfundohet një projekt regjional, se sa planet grandomanë në nivelin kontinental. Të gjithë fitojnë. Rumania ka mjaft rezerva të veta të gazit dhe nuk ka asgjë të kundërte t’i garantojë vetes tregje të reja të eksportit. Bullgaria nuk do të varet më nga gjiganti shtetëror rus “Gazprom”, të shpallur në monopolizëm nga KE, dhe do të mund të shpresojë për import nga Rumania ose nga Greqia, përmes së cilës pritet të kalojë një rrejt i tërë gazsjellësish ndërkombëtarë dhe e cila me siguri do të ketë leverdi nga transiti dhe nga eksporti eventual. Brukseli prej kohe insiston për përshpejtimin e punës mbi Korridorin Jugor të Gazit të shpallur prej tij si prioritet dhe pranon gjithashtu dhe projektin trepalësh, të quajtur Korridori Vertikal i Gazit. Dhe jo vetëm se e miraton, por me siguri do të financojë lidhjet e gazit midis tre shteteve. Kjo është një garanci shtesë, se ky projekt është realist dhe ka shanse të zbatohet.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..
Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...