Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushqimet vendase rikthehen në treg

БНР Новини
Foto: BGNES

Organizata joqeveritare “Miqtë e tokës Evropë”, e cila tek ne përfaqësohet nga “Për tokën”, publikoi rezultatet e një sondazhi për përkrahjen shoqërore ndaj prodhuesve të vegjël të ushqimeve. Studimi është vepër e Agjencisë Sociologjike “TNS Opinion”, përfshin 8 shtete në BE dhe tregon, se ka interes të madh ndaj ushqimit të prodhuar vendas. Sipas Ivajllo Popovit nga “Për tokën” klientët bullgarë vështirë gjejnë prodhime nga fshatrat përreth, për shkak të numrit të vogël të tregjeve, që ofrojnë mallra të tilla, si edhe për shkak të mungesës së informacionit për to.

Rreth 43 % prej bullgarëve nga herë blejnë ushqime vendase, që sipas Ivajllo Popovit është tregues për përhapjen më të dobët në vendin tonë në krahasim me 7 vendet e tjera të studimit, të ushqimeve nga rajoni ku jetojmë.

“Në Francë çdo javë në çdo një qytet ka treg të fermerëve, sidomos nga fillimi i pranverës deri në vjeshtë – komenton ai. – Kishe vite, kam parasysh periudhën komuniste, kur tregtia private nuk kishte si të zhvillohej. Pas kësaj nuk kemi vënë theks mbi të. Kishte një periudhë, kur njerëzit që të shisnin mallra blegtorale, duhej t’u përgjigjeshin kërkesave të njëjta me ato për prodhuesit e mëdhenj.”

Konsumatorët komentojnë, se edhe në kohën e socializmit, shitja e prodhimit bujqësor nga agrarët privatë ishte e lejuar, ndalimi ishte për produktet blegtorale si vezë, qumësht, djathë dhe mjaltë. Por ushqimet blegtorale ishin shitur në mënyrë ilegale duke kërcënuar prodhuesit me gjoba të larta dhe konfiskime. Praktika është ruajtur edhe pas ndryshimeve nga viti 1989, kur kërkesat normative ndaj fermerëve nuk ishin shumë të larta. Kohën e fundit baza normative reglamenton kushtet të cilët u lejojnë edhe agrarëve më të vegjël t’u ofrojnë konsumatorëve prodhimin e tyre. Këto kushte parashikojnë shkurtimin e distancave midis prodhuesit dhe konsumatorit, pakësimin e numrit të ndërmjetësve midis prodhuesit dhe klientit.

“Nëse prodhuesi i ofron produktin e vet një dyqani për fruta dhe perime, dhe ai i ofron konsumatorëve, flasim për distancë të shkurtër – shpjegon zoti Popov. – Forma më e pastër është shitja direkte me anën e dyqanit në vet fermën, në tregun e fermerëve ose nëpërmjet platformës në internet, e cila lidh prodhuesit dhe klientët.”

Me gjithë atë, çmimet e ushqimeve vendase, shpesh herë janë më të larta se ato në qendrat e mëdha tregtare. Sipas Ivajllo Popovit, subvencionet evropiane luajnë rol kyç për çmimin e ushqimeve, deri në këtë vit shumë pak prej fermerëve të vegjël kanë pasur akses tek ato. Periudha e re programore do t’u ofrojë më shumë mundësi fermave të vogla dhe të mesme për financim dhe kjo do të çojë në çmime më të ulëta të produkteve të tyre. Në vend të dytë, ndikim mbi çmimet ushtron dhe konkurrenca që po lindet ndërmjet tyre, e cila duhet të ndihmojë për zgjerimin e tregut.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD