Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zgjodhën këngët e reja pop e rok në konkursin vjetor “Pranvera e Artë”

БНР Новини
Këngëtarja Lina Nikol
Foto: arkiv

Në Radion Kombëtare Bullgare u mbajt Edicioni i 46-të i Konkursit për Muzikën e Re Pop e Rok. Gjithsej 73 kompozime u dërguan, 12 prej të cilave u nominuan. Ky fakt flet vetë për rëndësinë e konkursit në jetën muzikore bullgare.




Një juri 7-anëtarësh përzgjodhi fituesit. Me çmimin “Pranvera e Artë” u shpërblye këngëtarja Lina Nikol. Kënga e saj “Your love” (Dashuria jote) u dallua si më e mira. Kompozimi është sipas tekstit dhe muzikës së këngëtares, e cila në albumin e ri kombinon stile të ndryshme muzikore – pop, funk, soul, RnB. “Aq shumë gjëra ndodhin në të përditshmen time se frymëzimi vjen vetë tek unë”, pohon Lina Nikol.

Çmimi i dytë “Pranvera e Artë” shkoi te këngëtari Rosen Kukosharov i grupit “Freestyle”. Ai është autor i këngës “Ti”. Aktualisht muzikanti është duke punuar me kolegen e tij Lina Nikol. Kënga “Ti” do të garojë në Festivalin “Eurosonic” në Groningen të Holandës.

Me çmimin e jurisë u shpërblye Nenço Balabanov, i cili solli këngën sipas tekstit dhe muzikës së tij – “Jepmë kohë”. Përveç një këngëtari, Nenço Balabanov është dhe po ashtu aktor dhe merr pjesë në shumë shfaqje teatrale.

Pasi janë selektuar në konkursin “Pranvera e Artë”, këngët regjistrohen në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Ndër çmimet jepet dhe ai i dëgjuesve, të cilët votojnë në Internet. Sivjet këtë çmim e meritoi Biliana Çokoeva-Angelova me këngën e saj “Fjalët e pa lindura”. Teksti dhe muzika i përkasin vetë këngëtares.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD