Në vitin 1982 u dha premiera e filmit bullgar “Orkestra pa emër”. Historia e tij rrëfen për katër burra me profesione të ndryshme, të cilët megjithë se nuk janë muzikantë profesionalistë, e kanë ëndrrën për të pushtuar skenat prestigjioze. Edhe sot e kësaj dite “Orkestra pa emër” është ndër filmat më të shikuar të të gjitha kohërave në Bullgari. Regjisori i tij është Ljudmill Kirkov. Skenarin e ka sjellë Stanisllav Stratiev. Personazhet kryesore luhen nga Georgi Mamalev, Pavell Poppandov, Filip Trifonov, Velko Kënev, Katerina Euro (me prejardhje shqiptare) dhe Maria Kavarxhikova. Muzika i përket Boris Karadimçevit. Përveç historisë origjinale, filmi do të mbahet mend me këngët emblemë “Mbetemi” në interpretimin e Margarita Hranovës dhe “Qyteti ynë” të grupit “Tangra”. Filmi është xhiruar në bregdet, në veçanti në pushimoret Ajtos, Sllënçev brjag, Cernomorec dhe Djuni.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i kompozitorit Boris Karadimçev, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.
“Filmi është në të vërtetë i mrekullueshëm. Filmat e vërtetë ndikojnë mbi shikuesit dhe këta janë pikërisht filmat ku fati i aktorëve i korrespondon fatit të shikuesve. “Orkestra pa emër” i korrespondon fatit të shumë muzikantëve, të cilët kanë nisur me një entuziazëm të madh për të shfaqur talentin e tyre, për të kënaqur publikun. Këta janë një kategori të mesëm muzikantësh, të cilët duan të paraqiten në skenën e lokaleve, por u ndodhin një sërë fatkeqësish. Në fund të filmit ata thanë: “po mbetemi, po mbetemi” me atë dëshirë karakteristike për natyrën e tyre, duke shpresuar në ëndrrat e tyre.”
Aktori Georgi Mamalev kujton: “Pjesëmarrja në “Orkestrën pa emër” ishte fat për mua. Në profesionin tonë fati vjen një herë në derë. Edhe në filma të tjerë të suksesshëm kam luajtur, por “Orkestra pa emër” është e paparë – grumbulloi të gjithë dashurinë e publikut dhe fitoi aq shumë çmime. Ky është privilegj i madh për mua”. Pse personazhet e filmit luajnë me emrat e tyre të vërtetë – sepse skenari është sjellë posaçërisht për ta. Përzgjedhje aktoresh ka pasur vetëm për rolin e këngëtares Reni, e cila luhet nga aktorja bullgare me prejardhje shqiptare – Ekaterina Euro.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare gjindet incizimi i dialogut emblemë të filmit – atij midis Georgi Mamalevit dhe Georgi Rusevit për bateritë dhe ndikimi i tyre mbi komshinjtë:
“ – O, xhaxhai Petre, thuaj shpejt se po bëj prova.
– Aman, o Goshe, kjo rrahje jote do t’na bëjë të shurdhër. Më iku shëndeti... Ma lere mua, por pulat s’bëjnë më vezë. Vezë nga pazari blej tani, gjynah se kam 20 pula. Unë dhe në luftë kam qenë, por gjë të tillë s’kam parë... Bombardojnë, bombardojnë dhe më pas pushojnë, tek ti pushim s’ka nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ç’është kjo gjë, ç’ishte ky art yt? Po shurdherohemi, o, Goshe.
– Dhe Betoveni ka qenë i shurdhër, por gjeni. Nuk ka gjë për t’u trembur.
– Për Betovenin, s’e di, kjo është punë e tij. Unë ty po të them, s’durohet më... Familjarë jemi, por pusho më në fund. Gjithë vitin ti nuk ke qenke lodhur, o djalë.
– S’mundet, o xhaxhai Petre. Ky është arti dhe do sakrifica. A e di ti, si ka filluar një Luis Armstrong p.sh.? Bile zezak dhe pikërisht në Amerikë, por duhet një herë të fillosh.
– Ç’ka për të filluar, o djalë. Unë po të them për të pushuar.
– Ama, kjo është muzikë, o xhaxhai, veç se ti nuk mundesh ta ndiesh, ta kapësh atë.”
Për mendimin e Nikolaj Nikollaevit, i cili luan rolin e italianit Xhani Leopardi, filmi është i suksesshëm, sepse aktorët janë bërë bashkautorë të filmit. “Orkestra pa emër” zë një vend të denjë në thesarin e kinematografisë bullgare. Dhe megjithëse është njëra nga komeditë më të bukura bullgare, kjo komedi përqendrohet dhe mbi temat serioze për miqësinë, dashurinë dhe artin. “Orkestra pa emër” është njëri nga filmat më të dashur për një sërë brezash bullgarë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..
Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..
Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..