Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Respektimi i marrëveshjeve të Minskut mund ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë

Dimitër Beçev dhe Marin Lesenski
Foto: BGNES/visionsforeurope.eu

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk nënvizoi nevojën për respektimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut që të zgjidhet konflikti në Donbas dhe ripohoi se BE-ja vazhdon ta mbikëqyrë me vëmendje të madhe zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë shkurtit të këtij viti. Kjo u shpall në Kiev gjatë takimit BE-ja-Ukraina, që ishte takimi i parë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainën Lindore. Në takimin e nivelit të lartë ishte i pranishëm Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, i cili theksoi se marrëveshja për tregti të lirë me Ukrainën nuk duhet të shtyhet më dhe duhet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2016. Kievi mori premtime për perspektivën e tij evropiane me kushtin se vendi arrin përparim në zhvillimin e reformave. Situata në Ukrainë ishte tema e tryezës së rrumbullakët, e cila u zhvillua nga Radio Bullgaria.

“Aktualisht Ukraina ka pritje jorealiste, deklaroi një prej pjesëmarrësve – Dimitër Beçev, ekspert regjional për Evropën Qendrore dhe Lindore pranë kompanisë informative Oxford Analytica. – Ka të ngjarë që nga Brukseli të kërkohet shqyrtimi i disa temave si regjimi pa viza, si dhe dërgimi i një misioni paqeruajtës në Dombas. Në BE nuk ka as kapacitet, as vullnet politik për këtë. Megjithatë ka marrëdhënie ekonomike. Mendoj se rruga drejt BE-së në plan afatgjatë është e qartë. Tani çështja e madhe para Brukselit është se si të bëjë tregti në mënyrën më të suksesshme me interesin evropian të ukrainasve dhe të kërkojë reforma në disa sektorë kyç, si për shembull në energjetikë, ku po vëzhgohet një nivel shumë i lartë i korrupsionit. Edhe Bullgaria ka se çfarë të thotë mbi këtë temë. Për fat të keq BE-ja nuk mund të sigurojë më të rëndësishmen, për të cilën ka nevojë Ukraina dhe kjo është siguria. Në këtë kuptim përgjigja e vetme janë sanksionet. Për fat të keq ato do të kenë efekt në një etapë më të vonshme. Aktualisht janë duke u zhvilluar veprime luftarake në Mariupol (Ukraina Juglindore) dhe rreth vijës ndarëse. Është vështirë që BE-ja të aplikojë një lloj të tillë instrumenti për të ushtruar ndikim pikërisht mbi Krimea, që të kërkojë veprime konkrete në një periudhë afatshkurtër. Problemi është se në qoftë se e konsiderojmë konfliktin ukrainas si bashkëveprim midis BE-së dhe Rusisë, mund të themi se ata janë lojtarë me mundësi dhe kapacitete të ndryshme, si dhe modele të ndryshme të marrjes së vendimeve. Sa për sanksionet periudha më interesante do të jetë vera, sepse atëherë në rendin e ditës do të jetë anulimi, ose vazhdimi i tyre.

Debati do të rikthehet në Bruksel, por ka një lidhje të qartë me Marrëveshjen e Minskut. Gjermania është shteti kyç, sepse ajo është në mes të dy poleve në BE – midis atyre, të cilat janë për një mënyrë më të rreptë veprimi dhe atyre, të cilët janë për rikthimin e statukuos, siç ndodhi gjatë vitit 2008 pas konfliktit me Gjeorgjinë. Aktualisht Gjermania zë një pozitë më të rreptë, sepse kancelarja Merkel, e cila shpresonte shumë te Presidenti Putin, ndihet e tradhtuar. Në qoftë se debati në Gjermani shkon në anën tjetër, ose ka njëfarë pushimi në front, atëherë mund të ketë ndonjë lëvizje të sanksioneve. Tani për tani nuk po shoh vullnet politik për ndonjë ndryshim radikal në politikat e matjes, të cilat i praktikon BE-ja. Në qoftë se ka ndonjë përleshje serioze në Ukrainën Lindore, kjo mund t’i kthejë ngjarjet në fillim.”

Një pjesëmarrës tjetër – Marin Lesenski – drejtori i programit “Politikat evropiane dhe pjesëmarrja e qytetarëve” në institutin “Shoqëria e Hapur” deklaroi se pozita zyrtare e Bullgarisë sa i përket konfliktit ukrainas është adekuate, pavarësisht nga ndërrimi i qeverive me pikëpamje të ndryshme politike.

“Për mendimin tim, kjo që iu ofrua Ukrainës, marrëveshja e asociimit, kjo iu ofrua dhe mjaftë vendeve fqinje. Kjo ishte dëshira e Bashkimit – të ketë shumë vende miqësore dhe stabile rreth tij. Politika e fqinjësisë nuk do ta kërcënonte në asnjë mënyrë askë dhe Rusia duhej t’i shihte dobitë nga një Ukrainë e qëndrueshme, e cila prosperon. Në këtë lidhje është edhe dëshira e Bullgarisë për t’i parë në BE Serbinë, Maqedoninë dhe vendet e tjera ballkanike, sepse kjo do të ishte e dobishme për ne. Në Ukrainë duhet të ndodhin disa gjëra dhe e para është siguria. Testi është Mariupoli. Në qoftë se ka ofensivë, kjo do të thotë se do të ketë një luftë më të madhe. Kjo do të thotë se tërë fronti jugor, në veri të Krimeas deri në Odes, do të jetë një zonë, ku mungon stabiliteti. Kjo gjendje duhet të ruhet. Duhet të garantohen të drejtat e minoriteteve, që të mos ketë shkase për t’u folur se janë prekur të drejtat e njerëzve, që flasin në gjuhën ruse, në gjuhën bullgare, ose të minoriteteve të tjera.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD