Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Medalja e bronzit për ekipin e Radio Bullgarisë

Foto: Hristina Taseva

Radio Bullgaria fitoi vendin e tretë në stafetën e Radios Kombëtare Bullgare, kushtuar jubileut 80 vjeçar të themelimit të medias. Kapiten i skuadrës së “bullgarëve” ishte Drejtori i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev. Stafeta, e cila është e njohur edhe si “Xhiro e Radio Sofjes”, u zhvillua pas një ndërprerje 12 vjeçare.

Në trasenë që përfshinte 4 x 200 metra, ekipi i Radio Bullgarisë vërtetoi shpirtin e vet ekipor. Në distancën e parë vrapoi Aleksandër Kiçukov, i cili punon për emisionet në arabisht, në atë të dytë –  Aleksandër Markovi, redaktor në emisionet në gjuhën angleze. Prej tij stafetën e mori Virginija Stamatova nga redaksia “Bullgaria”. Juristi Stamen Janev, i cili vrapoi i katërti duke treguar një shpejtësi të madhe e kapërceu distancën për një kohë rekord.

Ja se çfarë deklaroi në lidhje me rivendosjen e iniciativës Drejtori i Përgjithshëm i BNR Radosllav Jankullov:

“Zhvilluam një sërë aktivitetesh – koncerte, takime, ekspozita, shfaqje, të cilat na afruan më shumë me miqtë tanë, dëgjuesit e radios. Nuk duhej të harronim edhe sportin, sepse ai është pjesë e jetesë sonë dhe secili prej nesh duhet të vlerësojë këtë lloj aktiviteti.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD