“Nuk kisha armë. Kisha një trastë shpine dhe këmbalecë” – ky është emri i ekspozitës së madhe me vepra të mjeshtërve bullgarë të furçës dhe të daltës, rregulluar në sallat e Muzeut Kombëtar Ushtarako-Historik. Shkak u bë përvjetori i 100-të i Luftës së Parë Botërore dhe hyrjes së Bullgarisë në të në vitin 1915. Vendi ynë u përfshi në këtë konflikt botëror i prirë nga dëshira për bashkim kombëtar të territoreve të populluara kryesisht me bullgarë. Atëherë për front nisën shumë piktorë të armatosur me furça, bojëra dhe këmbalecë.
“Ata piktorë u emëruan pranë shtabit të ushtrisë dhe pranë divizioneve. Detyra e tyre ishte të pasqyrojnë rrugën e ushtarëve – tregon për Radio Bullgarinë doktoresha Daniella Cankova-Gançeva, zëvendës drejtoreshë e muzeut. – Ideja ishte të tregohet marshimi ngadhënjimtar i Ushtrisë Bullgare. Mirëpo, piktorët duke parë çfarë ndodh, rikrijuan luftën në mënyrë realiste me tmerret, tragjeditë, vdekjen, refugjatët, viktimat, të plagosurit, ushtarët e lodhur, fytyrat e tyre të venitura. E gjithë kjo sot ne mund ta shikojmë, pas 100 vitesh. Piktorët e vijës së frontit krijuan vepra, që rikrijuan tablonë e betejave. Kështu ne bëhemi dëshmitarë të ngjarjeve të kësaj lufte. Prezantohen më se 400 vepra të 50 autorëve. Shumica prej tablove mund të shihen për herë të parë. Në ekspozitë u shfrytëzuan edhe metoda interaktive, kështu që një pjesë prej veprave mund të shihennë një ekran. Paraqitet edhe mënyra e restaurimit dhe kuadro origjinale nga lufta. Tekstet, që mund të lexohen përbëjnë kujtimet e piktorëve, që përshkruajnë përjetimet e tyre gjatë luftës. Kështu që vizituesit kanë çfarë të shikojnë.”
Një ndikim tepër të fortë ushtron tabloja “Çliruesit” e mjeshtërit të pikturimit historik Dimitër Gjuxhenov. Më shumë hollësi për të mësojmë nga Marieta Staneva – shefe e Drejtorisë “Veprimtari kërkimor-shkencore dhe ekspozuese” pranë muzeut:
“Kjo tablo ka shumë shtresa. Në të zbulohet vuajtja njerëzore, fatkeqësitë, pikëllimi. Shikojmë fytyrën e tmerrshme e luftës, e cila lë mbresat më shkatërruese, më të qëndrueshme dhe më të thella në shpirtrat e njerëzve. Në përshpirtjen e rikrijuar në plan të parë zbulojmë tragjedinë njerëzore. Prapmë të mbyllur në vet veten me fytyra të hidhëruara shihen ushtarët bullgarë. Në këtë tablo duket qartë çmimi i luftës, që paguajnë njerëzit e zakonshëm – varret e shumta, lotët e vejushave, fati i jetimëve.”
Në kujtimet e tij piktori i madh Nikolla Tanev dëshmon si ushtarët fjetën të mbuluar vetëm me një mushama kampimi në llogoret e ftohta plotë lagështi. Ndërsa kur një herë në gjashtë muaj ushtarët dalin me leje 15 ditore, që të takohen me të afërmit, gjysma prej ditëve kalojnë në udhëtim.
Në ekspozitë prezantohen edhe letra, fatura dhe raporte të piktorëve të paraqitura në Muzeun Ushtarak, që u krijua në vitin 1916. Ai u jepte krijuesve bojëra, materiale për pikturim, letër. Si shpërblim ata ktheheshin veprat e tyre. Në kushtet e luftës jo rrallë ata njerëz hasën vështirësi të mëdha që të gjejnë materialet e domosdoshme. Dimitër Gjuxhenovi shfrytëzoi perden e dhomës për tablonë “Beteja pranë Gurit Rusoviti”. Sot ajo është pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Kombëtar Ushtarak-Historik.
Të shumta janë piktorët e talentuar, të cilët e rikrijuan luftën. Ndër ta janë Vladimir Dimitrov-Majstora, Boris Denev, Konstantin Shtërkellov, Boris Mitov, Aleksandër Mutafov, Jakim Bançev... Atë, që krijuan dhjetëra piktorët në front u mblodh në albumin dygjuhësor me dy vëllime “Piktorët ushtarakë bullgarë në Luftën e Parë Botërore”. Autore është docente doktore Sonja Penkova. Vëllimi i parë tashmë doli në tregun e librave.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova dhe BTA
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..