Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkenca në veprim

БНР Новини

Prognoza për Sofjen gjatë disa ditëve të ardhshme parashikon një tufan prej shou programeve shkencore, shpërthime të fuqishme të eksperimenteve laboratorike dhe udhëtime virtuale, takime nga afër, me emrat tanë të njohur dhe ndërkombëtar në zë në shkencë. Shkaku që të elektrizohet kaq shumë ajri mbi kryeqytet është edicioni i pestë i Festivalit të Shkencës në Sofje, organizuar nga Këshilli Britanik në Bullgari nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Sipas traditës, për katër ditët e festës nga data 14 deri më 17 maj, propozohet një program i pasur prej mbi 60 ngjarjeve për njerëz nga çdo moshë dhe profesion të ndryshëm. Pritet që në skenat e festivaleve në Teatrin Sofja dhe çadrat në parkun Zaimov të tërheqin mijëra kryeqytetas dhe miq të qytetit. Dhe me qenë se këtu kufiri midis shkencës dhe kulturës nuk ekziston, festivali është i përfshirë në Kalendarin e ngjarjeve kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit.

Me çfarë do të na befasojë akoma kjo festë unikale e shkencës, tregon Ljubov Kostova, drejtoreshë e këshillit Britanik:

“Ky është një festival i cili tanimë 5 vjet me radhë ndez imagjinatën dhe pasionin e njerëzve të rinj e të pjekur ndaj çdo gjëje, që rastis rreth nesh, ndaj natyrës, drejt inovacioneve, njohjen për ne vet dhe për botën, në të cilën jetojmë. Do të ketë jashtëzakonisht shumë mundësi që të vegjël dhe të mëdhenj të takohen me shkencëtarë, të bisedojnë me ta, të bëjnë prova, të ndërtojnë robotë, të bëjnë byzylykë për ADN, të shikojnë sesi duken kompjuterët e parë në Bullgari dhe çfarë bëjnë super kompjuterët në kohën tonë. Përveç kësaj do të mund të luajnë lojëra, të cilat simulojnë drejtimin e resurseve tona të ardhshme energjetike. Dhe akoma shumë të tjera! Kaq të shumta dhe të ndryshme janë mundësitë, si për shembull të marrin pjesë në studime laboratorike bashkë me shkencëtarët. Qëllimi ynë është të tregojmë se, shkenca është për secilin prej nesh, se nuk është e nevojshme të jemi shkencëtarë, që të mund të kuptojmë sesa shumë shkencë ka në çdo një paraqitje të jetës rreth nesh dhe të frymëzohemi dhe të respektojmë dijen. Në skenat e Teatrit Sofja do të ketë, gjatë katër ditët e festivalit, shkencëtarë të njohur e të rinj, të cilët do të tregojnë në një mënyrë të paharrueshme dhe atraktive për shkencat e veta, kështu që të mund secili të mund t’i kuptojë.”

Në ngjarjet e shumta do të përfshihet një plejadë e tërë prej shkencëtarësh nga Bullgaria, nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Polonia dhe Spanja, që të tregojnë bukurinë e shkencës.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur se, Sofja u kthye në një vend, ku shkencëtarë botëror si biologu profesor Riçard Dokins, profesori mbi shkencat neurologjike Rësell Fostër, iluzionisti i shkëlqyer Drëmënd Mëni-Kuts, drejtues i programit “Përtej magjisë” në Neshënëll Xhiografik ranë dakord të vijnë – thotë Ljubov Kostova. – Kjo vetëm tregon se, shkenca është globale, një gjuhë lidhëse, pavarësisht nga kufijtë dhe nga kulturat dhe se, një vend si Sofja mund të jetë atraktiv për kaq mendje të mëdhenj të kohës së sotme. Shpresojmë shumë , se ato do të tregojnë se në çfarë mënyre fëmijët e vegjël, të cilët tani po fillojnë të mësojnë shkencë, mund të nxiten dhe të përsërisin rrugën e këtyre shkencëtarëve të mëdhenj.”

Në një përjetim emocionues në botën e ekzemplarëve më të çuditshëm të kafshëve do të na çoj biologu dhe prezantues nga BBC-ja, Sajmën Uot. Ai po kështu është krijues i “Shoqërisë për mbrojtje të kafshëve të shëmtuar” dhe një adhurues i vërtetë i natyrës.

“Siç thotë vet Sajmën Uot: nuk mundet që pandat të jenë kafshët e vetme, mbi të cilat derdhet e gjithë butësia dhe ledhatimi, sepse çdo një kafshë, pavarësisht nga kjo sesa imazh të mirë ose dhe të keq ka, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekosistemin – sqaron zonja Kostova. – Menjëherë po nxitoj të them se, Sajmën do të ketë si shou për fëmijët, kështu dhe shou për të moshuarit në të njëjtën temë. Kjo tregon se, shkenca mund të jetë e treguar njësor mirë të vegjëlve dhe njerëzve të pjekur si ne. Përveç “Shoun për kafshët e shëmtuar” do të ketë shou dhe të Muzeut bullgar të Shkencave Natyrore. Shkencëtarët e tij do të tregojnë për bukurinë vrasëse, me fjalë të tjera, për ato kafshë shumë të bukura, të cilat mundet të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD