Njeri nga piktorët e mëdhenj modernë bullgarë Emill Stojçev, prezanton një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative. Shkak u bë jubileu 80-vjeçar i këtij krijuesi i njohur bullgar. Emill Stojçevi e ka prejardhjen në një familje të vjetër zografësh. Ai nuk ka arsim akademik. Me gjithë këtë në vitin 2010 u bë doktor nderi i Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative. Është mbajtës i një sërë dallimesh prestigjioze. Pas ndryshimeve demokratike tek ne ai u transferua për banim në Francë. Në vitin 1993 Bashkia e qytetit të Parisit organizoi një ekspozitë të madhe me vepra të tij në Pallatin “Bagatell”. Tablotë e tij janë të paraqitura në mbarë botën. Në ekspozitën e tanishme prezantohen 118 tablo.
“Është një kënaqësi të madhe që të rregullosh veprat e një autori të tillë të madh” – rrëfen në një intervistë për Radio Bullgarinë kritikja Diana Draganova-Shtir dhe shton:
“Në këtë ekspozitë piktori prezanton një retrospekcion të krijimtarisë së tij – që nga tablotë më të hershme nga vitet 50-të dhe 60-të të shekullit XX e deri te veprat më të reja. Tabloja e fundit daton nga viti 2015. Theks në ekspozitë është cikli “Errësira lind përbindësh”. Në galerinë veçuam një sallë pikërisht me tablo i kushtuara kësaj teme. Doemos ato nuk janë të gjitha veprat e krijuara nga piktori nën këtë moto, por mund të them, se janë tablotë më emblematike të këtij cikli.”
Mirëpo, çfarë fshihet prapa temës “Errësira lind përbindësh”?
“I drejtova zotit Stojçev po këtë pyetje edhe unë. Në ndërgjegjen e secilit, kur lexon një formulim të tillë, kalojnë mendime të ngjashme me ata të autorit. Pse errësira lind përbindësh? Sepse vitet e fundit ne jetojmë në një botë, në të cilën shpirti dhe mirësia mungojnë. Dhe mbi këtë e vë theksin piktori. Mendoj, se ky është një nga ciklet më të forta të prezantuara në galerinë tonë.”
Çfarë është me më shumë rëndësi për piktorin Emill Stojçev të rikrijojë në tablotë?
“Veprat e tij dallohen nga njëra tjetra. Secili, që do të vizitojë ekspozitën do të zbulojë si Emill Stojçevi pikturonte në vitet 50-të, 60-të, 80-të e deri më sot. Ai është një krijues, i cili iu shpreson më tepër shqisave. Ai punon me metaforën dhe me nënvetëdijen. Çdo tablo e tij është një botë, është një pasqyrim i përjetimit të tij të çastit. Ja përse çdo tablo mban atmosferën e vet.”
Cili është vendi i këtij piktorit të njohur jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë?
“Në radhë të parë personalisht unë do të vë theksin mbi biografinë e tij interesante. Në fillim të viteve 90-të Emill Stojçevi jetonte si në Paris, ashtu edhe në Sofje. Pjesa e madhe e jetës ai kalonte në kryeqytetin francez, gjë që padyshim reflektoi mbi krijimtarinë dhe botëkuptimin e tij. Është fakt, se ai është një krijues me rëndësi botërore:”
Në ç’shkallë krijimtaria e tij është frytë i talentit dhe në ç’shkallë i karakterit të tij?
“Çdo krijimtari në radhë të parë është fryt i talentit. Mirëpo, në se një krijues nuk ka karakterin të mbrojë kërkimet dhe idetë e tij, ai nuk është në gjendje të prezantojë të gjitha dhuntitë e tij. Për mua puna me piktorin Emill Stojçev ishte një kënaqësi. Ai është një krijues me një stil të mrekullueshëm dhe me një sjellje shembullore, me kërkesa të larta ndaj arrtit të vet dhe ndaj njerëzve.”
Ekspozita retrospektive e pikturuesit shoqërohet edhe me filmin dokumentar të regjisores Ganiella Angellova “Një njësi matjeje të Stojçevit”. Kështu vizituesit mund të njihen nga afër me rrugën krijuese të piktori. “Unë jam nga ky tip njerëzish, të cilët kurrë nuk janë të kënaqur nga rezultatet e arritura. Megjithëqë e kam të qartë atë që bëj... – tregon në këtë film piktori për veten – unë jam tepër agresiv ndaj vetes. Ngandonjëherë e shikoj pamjen e tablosë së ardhshme, dhe realizoj atë që e kam parë. Mirëpo, gjithnjë jam gati të filloj nga zeroja që të përjetoj kënaqësinë e misterit të pikturimit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..